Min Jashtme Greke: "Çështja çame nuk ekziston!" A do kundërpërgjigjet Kryeministri që "çështja çame, ekziston!"?

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 09:18

Ministria e Jashtme greke nuk resht së lëshuari deklarata për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjet territoriale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, është shprehur sot se çështja çame nuk ekziston, raporton portali www.gazetadita.al.

 “Çështja çame nuk ekziston. Kushdo që mendon se ka ndonjë problem, le t’i adresohet drejtësisë greke”, ka thënë Delavekuras. Madje më tej, ai thekson se sa më sipër u është bërë e ditur edhe autoriteteve shqiptare nga vetë ministri i Jashtëm, Avramopulos.

“Zoti Avramopulos e ka bërë të qartë që nga fillimi i bisedimeve se  në Greqi nuk ekzistojnë çështje të territoreve etnike dhe kushdo që e konsideron këtë një problem, mund të adresohet tek gjykata greke”, tha ai, ndërsa pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Avramopulos i kishte cilësuar të papranueshme deklaratat e Berishës për Shqipërinë e Madhe.

Pra, pasoja e deklaratës së papërgjegjshme të K-ministrit është kjo: "çështja çame nuk ekziston." Një betejës serioze nacionaliste do të kërkonte që K-ministri të dilte e të thoshte që "çështja çame ekziston" qoftë dhe për respekt të partisë çame që ka në koalicion. 

Ndërsa peticioni për bashkimin e dy shteteve kosovarei iniciuar nga Aleanca Kuq e Zi vazhdon të mbetet në sirtarët e “nacionalistit” Berisha. Sigurisht, i pafirmosur. Ja.Se.

 

 

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

He, ja, le te flase tani SRB-i. Pasi ja ka ngulit gjyshi kur ka qene i vogel, dashurine per camerine...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Berisha per te ba aleat te mbrendshem, krijon probleme ma te mdhaja me te jashtmit.&nbsp;</p><p><strong>Kufijt e shteteve europiane nuk losin. </strong>Kete e kan thane shprehimisht europiant. Problem asht vetem <strong>trajtimi/te drejtat e minoriteteve</strong>. Vetem ketu mund te diskutohet per popullsine çame.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.