Arkiv-Lajme

Edhe Ahmadinexhadi u tërhoq para një greve urie, por jo Berisha…

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 08:03

Nasrin Sotoudeh, një aktiviste iraniane e të drejtave të njeriut, kishte 49 ditë që zhvillonte një grevë urie në një burg në Teheran. Kërkesa e saj ishte që autoritetet të mos kërcënonin familjen e saj dhe që të bijës 12-vjeçare t’i lejohej udhëtimi jashtë shtetit. Pasi e kishte mbajtur shpirtin gjallë vetëm me ujë me sheqer dhe me kripëra, aktivistja e mbylli grevën e urisë, kur autoritetet pranuan kërkesat e saj, raporton sot The Daily Beast.

Haradinaj: Jam i gatshëm të bëhem kryeministër

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 07:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit. Më poshtë, një pjesë nga intervista:

Shtetësia kolektive rikthen vizat për Shqipërinë - thotë Gjipali dhe merr shembull Rumaninë

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 04:42

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, deklaron se në rast se Shqipëria do të nisë procedurat për shtetësi kolektive, Brukseli i rikthen Shqipërisë, vizat. E perditshmja SHQIP e ka intervistuar Gjipalin, në numrin e saj të sotëm. 

A jemi më mirë se në 2009-ën? Tregëtia me pakicë

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 04:32

Në fushatat elektorale, votuesve u bëhet zakonisht pyetja “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”. Në fakt, pyetja që duhet bërë është “Si do të jeni pas 4 vjetësh?” Por kjo është një temë më vete, e cila kërkon shumë më tepër rreshta se sa të këtij shënimi.

Meqë fushata elektorale po afron, vlen të fillojmë të bëjmë krahasime me 2009-ën, kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit parlamentare. Një tregues i rëndësishëm i mirëqënies së një populli është niveli i konsumit. Dhe treguesit statistikorë më sintetikë për të matur këtë nivel janë indekset në vlerë dhe volum të tregëtisë me pakicë.

Opinionistët shfaqen të shqetësuar lidhur me nacionalizmin e improvizuar të Berishës

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 04:30

Në shtypin e sotëm ka pasur një numër reagimesh lidhur me stinën e re nacionaliste të Sali Berishës. Përveç shkrimit të Andrea Stefanit, të cilit respublica i bëri një përmbledhje nën titullin “Bunkeri i tij i fundit – thotë Stefani …”, ka pasur dhe autorë të tjerë që kanë demonstruar se kanë mbetur të shock-uar nga kjo valë nacionaliste.

Bunkeri i tij i fundit - thotë Stefani për shpërthimin e beftë "patriotik" të Berishës

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 03:32

Andrea Stefani ka analizuar shpërthimin e beftë "patriotik" të kryeministrit Berisha, tw cilin e quan nacionalizëm primitiv dhe konfliktual që po shfaqet si streha e fundit e politikanit Berisha.

Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri... (Ardian Klosi për Gërdecin)

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 18:00

...U ndalëm më gjatë në pjesën e fundit tek “ata aty poshtë”, viktimat dhe familjarët e tyre. Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja. Askush nuk ka ndonjë hile a prapamendim në sjelljen e tij – sikurse kanë personazhet e pjesës së parë, “ata atje lart”. Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte.

(Vetë)vrasje në Gërdec

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 14:24

Vetëvritet në Gërdec Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit, që u vra në tragjedinë e Gërdecit. Viktima eshte gjendur e vdekur dhe e helmuar. Disa media raportojnë në faqet online se sapo e kishin hequr nga puna, të tjera thonë që nje dite me pare CEZ i kishte prere dritat, per shkak te pamundesise per te paguar faturen e energjise. Dy vjet më parë ka vrarë veten nga dëshpërimi dhe Gazmend Osmani, burri i saj.

Shtetësia "për të gjithë" sjell zbrazjen etnike - thotë Besnik Mustafaj dhe e quan 'valle kundër interesave kombëtare'

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 14:18

Dhënia e shtetësisë pa kusht nga Shqipëria për çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, si thelbi i projektligjit që kreu i qeverisë Sali Berisha lançoi një ditë më parë, bie ndesh me strategjinë kombëtare dhe kthen pas proçeset integruese - raporton Top Channel, duke intervistuar deputetin Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit të Integrimit, dhe ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.

Shqipëria nuk bëhet po nuk u arrestua Sali Berisha - thotë Kreshnik Spahiu

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 10:17

“Unë kam dy apele për të bërë publik sot. I pari i drejtohet vendeve të Bashkimit Evropian, që duhet të izolojnë personin më të korruptuar, i cili i ka vënë vendit vulën më të hidhur në këto 100 vite histori, atë të korrupsionit pa kufij. Apeli i dytë i drejtohet të rinjve, brezit të ri të juristëve shqiptarë, të cilët kanë detyrimin të dënojnë këtë individ që ka një lidhje të fortë më korrupsionin, sepse Shqipëria bëhet vetëm me burgosjen e Sali Berishës”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme