Bunkeri i tij i fundit - thotë Stefani për shpërthimin e beftë "patriotik" të Berishës

Andrea Stefani ka analizuar shpërthimin e beftë "patriotik" të kryeministrit Berisha, tw cilin e quan nacionalizëm primitiv dhe konfliktual që po shfaqet si streha e fundit e politikanit Berisha. Duket se vlen përkufizimi i Samuel Xhonson: “Patriotizmi është streha e fundit e horrave” - shkruan Stefani dhe shton: "Për 23 vjet, gjeti strehë tek antikomunizmi për t’u demaskuar si komunist i rrezikshëm, u fut nën lëkurën e “demokratit” dhe u demaskua si dhunues e manipulator zgjedhjesh, u strehua nën sloganin e shtetit ligjor dhe abuzoi për të kapur të gjitha pushtetet, duke u vetëdemaskuar si autokrat, valëviti “antikorrupsionin” për të pjellë edhe më shumë korrupsion, premtoi integrimin për ta degdisur Shqipërinë sa më larg Europës. Tani i është kthyer nacionalizmit, bunkerit të tij të fundit".
Po pse pikërisht tani? Shkruan Stefani: "Zgjedhjet po afrojnë dhe bilanci i qeverisjeve të tij është katastrofik: Kapja dhe përqendrimi i pushteteve, rënia ekonomike, papunësia dhe korrupsioni galopant, thellimi i frikshëm i borxhit publik, përkeqësimi i jetesës së shumicës së shqiptarëve nuk maskohen dot me statistika të manipuluara për “ekonomi entuziaste”, për “rënie në rritje” apo me retorika boshe për demokraci “funksionale”, për institucione “të pavarura” apo “antikorrupsionin”. Zgjedhjet e vjedhura kronikisht nga vetë Berisha, zhvlerësojnë premtimet e tij se këtë herë do të bëjë “gjithçka” që ato të jenë të lira e të ndershme".
Stefani e përkufizon Sali Berishën si sundimtar dhe thotë që nuk është e para herë që një i tillë i shqetësuar nga krizat e brendshme, përpiqet të gjejë valvulën e shkarkimit, te manipulimi me atdhedashurinë e natyrshme të njerëzve. "Dhe që Berisha është shndërruar në një sundimtar të shtetit nuk e kuptojnë vetëm ata që, për shkak interesash apo ndjeshmërish të fikura, qahen për peshën e shtypjes vetëm kur prangat e saj janë bërë tepër të forta për t’u këputur - shkuan Stefani. A.N.
Stefani i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/06/tradhtia-nacionalis...
Comments
Nacionalizmi
<p>Nacionalizmi folkloriko-politik nuk eshte bunkeri i fundit i partise ne pushtet. Heret apo vone ata do te luajne karten e percarjes religjioze. Me tere rreziqet qe nje nxitje e tille e intolerances sektare do te kete per vendin. Per fat te keq drejtuesit e Shqiperise (apo disa drejtues specifike) kane nje mentalitet sundimtari, te tipit "pas meje u befte hataja".</p>
Add new comment