Shtetësia kolektive rikthen vizat për Shqipërinë - thotë Gjipali dhe merr shembull Rumaninë

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 04:42

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, deklaron se në rast se Shqipëria do të nisë procedurat për shtetësi kolektive, Brukseli i rikthen Shqipërisë, vizat. E perditshmja SHQIP e ka intervistuar Gjipalin, në numrin e saj të sotëm. 

Thotë Gjipali: “Ideja e fundit e kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë  gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, mund të hapë disa probleme nëse vërtet do të zbatohet në praktikë. Regjimi i udhëtimit pa viza në “Shengen” është negociuar duke u bazuar  tek legjislacioni aktual për dhënien e shtetësisë. Në udhërrëfyesin europian, blloku 4, kërkohej që Shqipëria “të specifikonte kushtet dhe rrethanat për marrjen e shtetësisë shqiptare. Qeveria shqiptare nga ana e saj ka garantuar që kushtet janë të njëjta për cilindo shtetas dhe bazuar tek rezidenca në Shqipëri për një periudhë të përcaktuar qartë. Ndryshimi i këtyre kushteve do të kërkojë rinegocim me komisionin e vendeve anëtare”.

Në fakt kjo problematikë nuk është e re. Rumania, kur po ndërmerrte masa për të përfituar nga lëvizja pa viza më 2001, u detyrua nga BE-ja të ndërpresë menjëherë  dhënien e shtetësisë për qytetarët moldavë, ndonëse deri dy vjet më parë kishte dhënë 300 deri në 500 mijë shtetësi. A.N.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Spastrimi i fundit etnik i shqiptareve te Kosoves, eshte kryer nga serbet nen thirrjen dhe parrullen se shteti i vertete i shqiptareve te Kosoves, eshte Shqiperia, se shtetas te saj duhet te jene ndaj le te thyejne aty qafen!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.