Partia që qeveris mendon që fajin për korrupsionin e ka... "çifti Spahiu"

Postuar në 05 Dhjetor, 2012 10:10

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e ‘Transparency International’, që e cilëson Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Europë, duke zbritur dhjetra vende. Fajin e ka "çifti Spahiu" - mendon partia që qeveris.

Në emër të PD foli deputeti Gerdi Bogdani: “Problemi akut me indeksin e perceptimit të korrupsionit është gjendja në qeverisjen e gjyqësorit, gjatë periudhës në monitorim. Perceptimi dhe dëshmi të shumta publike flasin për vende pune dhe karriere për gjyqtarë, të cilët janë shitur me çmime prej 200 mijë eurosh, në kohën kur drejtësine e qeveriste padroni i ‘Transparency Internacional Albania’ dhe padroni i tij në krye të KLD-së. Ky indeks korrupsioni në gjyqësor nuk njollos dot punën e Qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe në qeverisjen e vendit. Nuk njollos dot arritjet tona të admirueshme dhe çifti Spahiu  nuk i mashtron dot shqiptarët dhe nuk na shpërqendron dot asnjë grimë nga beteja jonë në luftën kundër korrupsionit". A.N.

Comments

Submitted by Sajmir (not verified) on

<p>Dhe thone pastaj qe duhet me i cu femijet ne shkolle te mire jashte shtetit. Harrojne prinderit e varfer qe ka dhe Berishe qe ti dhjet femijet pavaresisht se cfare shkolle kane mbaruar dhe ku e kane bere. Keshtu eshte dhe puna e Gerd Bogdanit qe eshte personifikim i Reshatit apo zotit Dosti tek filmi Njesit Guerril qe gelltiten nje luge corbe te prishur dhe vollen tere jetes. TE TE VI TURP O GERD BOGDANI QE JE BERE NJE SERVIL DHE PA KARAKTER DUKE NJOLLOSUR MIRE VETEN PO FAMILJEN TENDE QE BESOJ SE I VJEN TURP PREJ TEJE POR NUK KANE CFARE TE TE BEJNE. NUK E DI CFARE DO JU THUASH FEMIJEVE TE TU KUR TI BESH PER KETO DEKLARATA IDIOTE ALLA BERISHE TE SHEQERES QE LEXON.</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Me keto deklarata te lepiresve te Berishes keta na cilesojne budallenj dhe injorante. Po kush mendojne se ia beson keto idiotesira, ketyre qe i ngeli blloku i shtangistit ne dore?</p>

Submitted by berati (not verified) on

<p>jepi Gerti ... te befte mire!</p><p>deri nga zgjedhjet behen nje 5 keste.. je djale i zoti, ja del ti...</p>

Submitted by luani (not verified) on

Hahaha, dmth gjithe gjyqsorin e paska korruptu Spahiu eee? Ca ka bo i ka dhene rryshfet cdo gjyqtari ne 4 vitet e fundit, ne cdo seance gjyqsore? Kta jane palaco. S'kane turp, e kane cu kte vend ne fund te Evropes. Krahasohemi me Etiopine...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.