A jemi më mirë se në 2009-ën? Tregëtia me pakicë

Në fushatat elektorale, votuesve u bëhet zakonisht pyetja “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”. Në fakt, pyetja që duhet bërë është “Si do të jeni pas 4 vjetësh?” Por kjo është një temë më vete, e cila kërkon shumë më tepër rreshta se sa të këtij shënimi.
Meqë fushata elektorale po afron, vlen të fillojmë të bëjmë krahasime me 2009-ën, kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit parlamentare. Një tregues i rëndësishëm i mirëqënies së një populli është niveli i konsumit. Dhe treguesit statistikorë më sintetikë për të matur këtë nivel janë indekset në vlerë dhe volum të tregëtisë me pakicë.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, në qershor 2009, indeksi në volum i tregëtisë me pakicë ishte 192.9, ndërsa në qershor 2012 ishte 169.3. Pra, një rënie prej plot 12% në të njëjtin muaj të vitit, krahasimisht me tre vjet më parë! (Qershori eshte muaji i fundit per te cilin INSTAT-i ka publikuar te dhena)
Edhe indeksi në vlerë i tregëtisë me pakicë ka pësuar një rënie të ngjashme në të njëjtën periudhë – nga 202.3 ka zbritur në 187.2, ose 7.5%.
Rritje ka patur vetëm shitja e automobilëve (pothuaj dyfishim), pas heqjes së doganave të larta me të cilat rëndohej dikur importimi i tyre.
E.Zaloshnja
Të dhënat e INSTAT-it: http://www.instat.gov.al/al/themes/informacioni-ekonomik-për-ndërmarrjet.aspx?tab=tabs-5
Add new comment