Haradinaj: Jam i gatshëm të bëhem kryeministër

Postuar në 06 Dhjetor, 2012 07:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit. Më poshtë, një pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Domethënë ju do donit të merrnit përgjegjësitë duke qenë kryeministër i vendit? Tani apo pas zgjedhjeve?
Ramush Haradinaj: Synojmë tash. Arsyeja është se deri në zgjedhje do të mund të bëhej shumë punë, me ndihmue që trendët prej tash deri në zgjedhje të jenë të mira...
Zëri i Amerikës: Zoti Haradinaj, nëse mund të jeni më konkret. A mendoni se zoti Thaçi do të ishte i gatshëm t’ju linte postin e kryeministrit?
Ramush Haradinaj: Nuk mund ta konfirmoj meqenëse nuk e kemi diskutuar dhe shtjelluar deri në fund.
Zëri i Amerikës: Nuk e keni diskutuar akoma, nuk jeni ulur ende për ta diskutuar...?
Ramush Haradinaj: Jo, jo ende nuk kemi pasur mundësinë me u ulë konkretisht për temën. D.m.th. është një projekt ideor dhe edhe PDK-ja edhe zoti Thaçi janë të njohur me këtë projekt tonin ideor, por nuk ka konkretizim të tij ende. Mund të ndodhë në ditët që vijnë dhe në javët që vijnë do të trajtohet.
Zëri i Amerikës: A e kushtëzoni me këtë bashkëpunimin zoti Haradinaj? Nëse nuk ka gatishmëri, si do veproni?
Ramush Haradinaj: Ndoshta përgjigja më e kujdesshme është, ne kemi këtë ofertë, nuk kemi ofertë tjetër. Kjo është oferta që ofrojmë.

 

Intervista e plotë:

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-haradinaj-intw/15...

Comments

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>Cfare eshte kjo se nuk e kuptoj! Si ka mundesi nje person te pretendoje te marre qeverisjen e vendit sot ne demokraci kur parlamenti nuk e diskuton ndryshimin e kryeministrit, dhe presidenti nuk e propozon, por eshte ne trurin e ketij njeriu qe mendon se eshte lindur per te udhehequr Kosoven dhe e ka kete ne&nbsp;imagjinaten e tij, &nbsp;dhe mendon te beje tratativa me kkryeminsitrin ekzistues ne se eshte ai eshte i gatshem ti lere fronin apo jo( por ja thote atij nepermjet shtypit qe une &#39;jam gati te bej kryeministrin&quot; se mu shfaq zoti ne ander e m&#39;tha qe ti ke lind me u ba udheheqs i Kosoves!&quot;.</p><p>Jam pak&nbsp;&nbsp;coroditur nga gjithe kjo tirade!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Dikush te ma spjegoje ju lutem! Much a ke ndonje spjegim per kete mor djale se sikur je i zgjuar ti per keto gjera?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.