Opinionistët shfaqen të shqetësuar lidhur me nacionalizmin e improvizuar të Berishës

Në shtypin e sotëm ka pasur një numër reagimesh lidhur me stinën e re nacionaliste të Sali Berishës. Përveç shkrimit të Andrea Stefanit, të cilit respublica i bëri një përmbledhje nën titullin “Bunkeri i tij i fundit – thotë Stefani …”, ka pasur dhe autorë të tjerë që kanë demonstruar se kanë mbetur të shock-uar nga kjo valë nacionaliste. Fatos Baxhaku fokusohet tek teza e shtetësisë, të cilën e sheh shumë të rrezikshme, dhe për këtë shkak “dikush prej atyre që e rrethojnë duhet t’i pëshpëritë në vesh se është duke e futur rajonin në një klimë mosbesimi e tensioni nacionalist të frikshëm”.
Pëllumb Xhufi ka shkruar për Shekullin, dhe aty u bie borive të alarmit mbi rreziqet e nënshtetësisë për të gjithë shqiptarët. Kështu do bëhet zbrazja e viseve verilindore, thotë në thelb ai. Henri Çili, në Mapon e tij, e bën të qartë qysh në titull idenë e shqetësimin e vet: Doktor, i bëjmë dot 10 milionë konsumatorë, investitorë, taksapagues? Dhe më konkretisht, me këtë ka dashur të thotë se problemi kryesor i yni është ekonomia, dhe jo nacionalizmi.
Ndër autorët e sotëm, vetëm Artur Zheji binte dakord me idenë kryeministrore. Madje, tregonte se ish i egzaltuar prej shpërthimit nacionalist të Sali Berishës (nuk dihet ende pse Xheji e ka publikuar shkrimin në Panorama, në një kohë që ai ka qenë drejtor i Mapos).
Re.Pu.
Comments
Atij i pelqen ta rrethoje
<p>Atij i pelqen ta rrethoje veten me njerez servila, puthadore, qe bejne cdo gje per pushtet.</p><p>Kush guxon t'i thote ne vesh "qe po e fut rajonin ne klime te rrezikshme nacionaliste" ? Flamur Ndoka???!!!</p>
Add new comment