Shtetësia "për të gjithë" sjell zbrazjen etnike - thotë Besnik Mustafaj dhe e quan 'valle kundër interesave kombëtare'

Dhënia e shtetësisë pa kusht nga Shqipëria për çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, si thelbi i projektligjit që kreu i qeverisë Sali Berisha lançoi një ditë më parë, bie ndesh me strategjinë kombëtare dhe kthen pas proçeset integruese - raporton Top Channel, duke intervistuar deputetin Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit të Integrimit, dhe ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.
Tha Bushati: Çështjet e shtetësisë dhe ligjit për shtetësinë, ajo e dhënies së pasaportave kanë kaluar nën një mbikëqyrje të imët nga BE para se shqiptarët të udhëtonin pa viza në zonën Schengen. Që do të thotë se çdo shmangie nga kontrata ekzistuese duhet të marrë miratimin e BE-së. Nëse Shqipëria vepron ndryshe, kjo mund të rrezikojë lirinë e vizave.
Pastaj imagjinoni nëse Greqia ose Serbia do të hiqnin nacionalitetin e dyfishtë, çdo ndodhë me shqiptarët e Preshevës dhe Maqedonisë? Do ishin kolaterali i kësaj nisme”
Tha Mustafaj: BE ka probleme nacionaliste me vende si Hungaria dhe duke qenë se nuk e përzë dot, nuk dëshiron të afrojë vende të tjera që kanë probleme të kësaj natyre Ta kthejmë këtë në një valle të hapur më duket kundër interesave kombëtare. Në zona të banuara me shqiptarë si Presheva, Plava dhe Gucia mund të zbrazen më shumë. Nëse zbatohet një projekt i tillë do t’i shërbente spastrimit etnik.. Përse e bën Berisha këtë, kjo mbetet në kuadrin e hamendjeve. Por ky është një projekt tërësisht i pavlerë përsa u përket shqiptarëve. A.N.
Comments
Opozita duhet te kuptoje se
<p>Opozita duhet te kuptoje se njeri nga qellimet e dhenies se shtetesise " kujtdo" eshte qe t'iu jepet kjo shtqtesi nje pjese te kosovareve dhe te thirren ata ne qershor 2013 per te votuar per " cilin te duan" d.m.th. per Sali Berishen.</p>
Cili do te ishte kriteri per
<p>Cili do te ishte kriteri per ta quejt<strong> "me gjak shqiptar"</strong> nje person qe banon jashte Shqipnise ?!</p>
Add new comment