Ku dhe kur u themelua PD?

“...Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima)...Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)... Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”
Paragrafi është i fjalimit të Berishës para studentëve. Eshtë shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale dhe eshte mbajtur sipas librit si sot 22 vjet më parë, pasdite në 12 dhjetor 1990. Në datën 12, Berisha ende e quante veten "mik i Partisë Demokratike". Ai ka qenë fillimisht me idenë e krijimit të një partie studentore - (nje nate me pare ne QS ishte thene e njejta gje dhe si ate nate ne 11, si te nesermen ne 12 Berisha ka folur pa ia kerkuar njeri dhe te dyja heret ka levduar Ramiz Aline) - dhe vetëm me pas iu bashkua papritur idesë së Pashkos e Meksit për një parti më përfshirëse me emrin Partia Demokratike.
Por në një intervistë me Blendi Fevziun Berisha thotë që e krijoi PD-në vetë në një dhomë të Qytetit Studenti që në 11 në darkë. Meksin nuk e permend fare, megjithese emri i Meksit eshte i pari ne procesverbalin e themelimit te PD.
B.Fevziu: Zoti Berisha, rreth orës 9 të mbrëmjes më 11 dhjetor, ajo që quhej përfaqësia e studentëve, u kthye nga takimi me Ramiz Alinë, ku mori sigurinë për pluralizëm politik, u deklarua që do të krijohej një shoqatë e studentëve. Menjëherë sapo u kthyen Arben Imami, foli dhe tha se do të krijohet një parti e dytë. Më pas folët ju. Për se folët, ju nuk ishit në takim?
S.Berisha: Interesi im ishte pluralizmi politik. Mora fjalën dhe theksoj se partitë nuk i ndajnë por i bashkojnë kombet rreth vlerave. Aty unë me Arben Imamin, Gramoz Pashkon, Preç Zogaj, Azem Hajdari, etj., ne shkuam në një dhomë këtu në Qytet Studenti dhe u ulëm dhe nisëm diskutimin për themelimin e Partisë Demokratike dhe aty e themeluam Partinë Demokratike. Këtë e bëmë, pikërisht për të mos humbur asnjë minutë kohë. Sepse të nesërmen e të pasnesërmen, regjimi do të bënte gjithçka për ta frenuar një gjë të tillë.
Përse e quajtët Partia Demokratike?
U diskutua gjatë aty, për ta quajtur lidhje, apo parti dhe u vendos ta quanim Parti Demokratike, që u vendos me unanimitet.
Po në atë kohë keni deklaruar se do të ktheheni në spital dhe nuk do të merreni me politikë?
Jo tamam kështu. Kam thënë që nuk ju ndahem studentëve, por a do kem rol drejtues apo jo, kjo është tjetër gjë. Ato ditë ishin ditë shpërthimi të një entuziazmi të paparë, por edhe dhune e terrori të paparë. Ramiz Alia, mbajti një fjalë në Komitetin e Partisë, ku na quajti ne armiq të vërtetë të vendit dhe të socializmit.
Ndërkohë që në një farë mënyre, ju vazhdonit t’i bënit elozhe Ramiz Alisë…
Ishte një strategji. Forcat demokratike duhet me çdo kusht të shmangnin përballjen me dhunë… A.N.
Comments
Doli ne qarkullim libri me i
<p>Doli ne qarkullim libri me i ri i shokut Ramiz DJEMTE ME PARDESY GRI TE DHJETORIT 1990</p><p> </p>
Add new comment