Çfarë na rrëfen për sportin shqiptar arrestimi i Paro Laçit, aksionerit të Partizanit?

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 07:57

Arrestimi me burg 40 ditë për Paro Laçin, një prej pronarëve të Partizanit”, dhe që pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë për akuzat për trafik droge, është një lajm jo i mirë për sportin shqiptar. Laçi u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet, për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezultonte i kërkuar për trafik lëndësh narkotike. Por, nuk mbaron këtu. Laçi është arrestuar edhe më parë për ryshfet në këmbim të ndikimit për dhënien e një licence minerare dhe ndikimit për dhënien e pafajësisë një të dënuari për vrasje, njoftojnë mediat ndërsa në mars të 2011-s, Laçi u arrestua sapo kishte marrë në dorëzim një shumë ryshfeti prej 40 mijë euro nga një biznesmen, të cilit i kishte premtuar licencë nga Ministria e Ekonomisë. Ai u akuzua edhe se kishte marrë rreth 30 mijë euro nga të afërmit e një personi me iniciale A.V nga Shkodra, të akuzuar për vrasje, duke i premtuar shpalljen i pafajshëm dhe lirimin nga burgu, por u lirua 9 muaj më pas, sipas portalit gazetadita.al.

Nuk jnaë të rralla rastet e pronarëve të klubeve të futbollit që arrestohen, nganjëherë edhe ekzekutohen për interesa mafioze. Kjo mund të flasë shumë për futbollin shqiptar. Nëse pronarët një e nga një rezultojnë njerëz me probleme me drejtësinë, sa drejtësi mund të presim brenda vetë futbollit?

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Flet per futbollin. Keshtu eshte edhe politika. Te gjithe te zhytur deri ne fyt jane...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.