Arben Idrizi: Ramush Haradinaj nuk është hero; përkundrazi

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 12:12

Ramush Haradinajn, pasi u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Hagës, e kanë pritur si hero në Prishtinë, dhe e gjithë kjo haré zyrtare u interpretua me faktin që shfajësimi i Haradinajt nxjerr të pandotur luftën e kosovarëve kundër regjimit të Millosheviçit. Atë e priti Thaçi, ai mbajti një fjalë në parlament, atë do ta presë Berisha në Tiranë, ai pret të zgjidhet kryeministër i Kosovës pas një rokade që do të kryhet mes Presidencës e Kryeministrisë.

Haradinajn e kanë pritur si hero dhe gazetat e televizionet. Këto ditë ka patur veç komente, raportime e vlerësime pozitive për të. Veç dje doli një zë jashtë korit mediatik. Arben Idrizi, në një shkrim të tijin, nënvizonte absurditetin e kësaj situate. Dhe thosh me një ton “blasfemik”:

“Për Haradinajn e dimë, e nuk mund ta dëshmojmë, se në vitet e pasluftës është gjendur disa herë në konflikte të armatosura, ai drejtpërdrejt ose njerëzit e tij kanë vrarë dhe janë vrarë, ka grumbulluar pasuri në mënyrë të paligjshme, vëllai i tij, një nga zyrtarët e lartë të partisë së tij tash, dyshohet të jetë një keqbërës i njohur në rajonin prej nga vjen dhe më gjerë, etj. Haradinaj, nëse na kujtohet mirë, është i përfshirë në një krim ndaj fqinjëve të tij në vendlindjen e tij, për të cilin kurrë nuk ka dalë para drejtësisë dhe për të cilin, sa duket, të afërmit e viktimave e ndjekin në emër të asaj që ne sot e kujtojmë me turp, gjakmarrjes. Tani, le të reflektojmë pak, si është e mundur që një njeri me një të kaluar të tillë thjesht kriminale, na vjen tani dhe për çdo ditë të lume na shfaqet para opinionit publik dhe na predikon se si vendi paska nevojë të menjëhershme dhe të pakontestueshme për të, se si rendi dhe ligji i nëpërkëmbur do të shohin ditë të bardha vetëm me ardhjen e tij në pushtet, etj. Apo se si, ai që nuk dihet se nga e bëri tërë atë pasuri dhe ai për të cilin qenë krijuar fonde e vjedhur sa ishte në Hagë, e qenë plaçkitur qytetarët në emër të fondeve për të pa e ditur ata vet se po plaçkiten, do të vijë tani dhe do ta luftojë korrupsionin.”

Shkrimin e plotë të Idrizit mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,883,98785

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Haradinaj eshte shpikja e radhes e "gjeniut" shqiptar pa gjenialitet. Bejini fresk, bejini!

Submitted by Gjon Kelmendi (not verified) on

Eshte mese e vertete ky artikull dhe une e njoh nga afer kete (DELETED) dhe cuditem se si ka arritur me krimin dhe korrupsionin e tij te krijoje nje situate sa qesharake dhe teper negative per ne qe jetojme ne kosove ne sy te nje ambienti qe rrepte na monitoron. Ai eshte nje kriminel qe eshte pergjegjes per me shume se 19 deshmimtare te "zhdukur" ne menyra nga me misteriozet, eshte pjese e nje klani te rezikshem mafioz qe sundon nje pjese te Kosoves. Keto qe rendita jane vetem fakte. Jam krenar qe jam Kosovar por jo si ky (DELETED) qe eshte i gjithi i zhytur ne krim dhe korrupsion...

Submitted by Kosovari (not verified) on

Ky vend ka shprese, perderisa ka kaq GUXIM per te shkruar gjerat sic shihen (edhe pse fajsine ose jo ne fund e percakton gjykata).

Submitted by Dardan (not verified) on

Po si doli i lare ne gjykaten e Hages? Edhe Evropa si Shqiperia dhe Kosova qenka?

Submitted by Baku (not verified) on

Ti kishte zhduke deshmitaret si i zhduki Haradinaj edhe Mlladiç kishte dale "i pafajshem " ;)

Masandej kujdes!

Nuk doli i pafajshem se se "fakti nuk egziston" por se "mungojne provat e fajssise"!

nuk e di a e dallon ndryshimin !

Submitted by Anonim (not verified) on

Per kriminelet ne pushtet gjithmone nuk do te kete fakte. Fakte do te kete vetem per vjedhesit e bukes se gojes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.