Kinezi Mo Yan që fitoi Nobelin nën rrebesh akuzash. Një poet e quan dhe “prostitutë”

Mo Yan, i cili do të marrë Çmimin Nobel për Letërsi të hënën, ka provokuan zemërim ndërkombëtar me mbrojtjen që i ka bërë e censurës. Ai është shprehur se “censura është po aq e nevojshme sa siguria në një aeroport.”
Mo Yan (emri i vërtetë Guan Moye) është autori i parë kinez për të fituar Çmimin Nobel në letërsi. Sipas Time World, ai zgjodhi këtë emër pene (përkthehet: Mos Fol) si një kujtesë për veten që të mos shkruante gjëra që mund ta fusnin në telashe.
Sipas Wall Street Journal, Mo Yan i ka zemëruar kritikët e tij me refuzimet e vazhdueshme për të shprehur mbështetje për bashkëatdhetarin e tij, fituesin kinez të çmimit Nobel për Paqe më 2010, Liu Xiaobo, i cili aktualisht është duke kryer njëmbëdhjetë vjet burg sepse kërkoi reforma demokratike dhe respektimin e drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kinë.
The Week, thekson se Mo Yan është tashmë nën kritka të forta për shkak të refuzimit të tij për të nënshkruar një peticion të nënshkruar nga fituesit e tjerë të çmimin Nobel ku bëhej thirrje për lirimin e Lui Xiaobos. Salman Rushdie me përçmim e quan Mo Yan si një "torollak" për qeverinë kineze.
Sipas MySinchew, artisti kinez Ai Weiwei e përbuz dhe më shumë. Ai dënoi ligjëratën e mbajtur nga Mo Yan në Stokholm me një tweet: “Ajo që thotë Mo Yan në lidhje me rrëfimin romanesk është sesi të mbulojmë dhe fshehim gjërat, ajo çka tha ai ishte e pafuqishme, e turpshme, tradhti dhe e shitur.
Sipas South China Morning Post, poeti, Ju Du, ishte edhe më i ashpër: “Ai [Mo Yan] është si një prostitutë që këmbëngul se shërbimet e saj janë të pastra.” Ja.Se.
për më shumë:
Comments
Prostituta po pati licence
<p>Prostituta po pati licence eshte ' e virgjer' ne krahasim me 'kurvat' qe e bezdisin ate; pra ai ka konceptet e veta ne lidhje me censuren qe eshte si 'farfalla' e aspiratorit te shoqerise...</p>
Add new comment