Tensione dipomatike mes Francës dhe SHBA

Postuar në 25 Gusht, 2025 17:32

Një incident diplomatik është konsumuar së funmdi mes SHBA dhe Francës që ka çuar deri në thirrjen e ambasadorit amerikan në Paris, Charles Kushner për sqarime. Sqarimi erdhi pasi Kushner publikoi një letër të hapur përmes së cilës akuzonte qeverinë franceze se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar antisemitizmin në Francë.

Nga ana e vet, qeveria franceze e ka cilësuar të papranueshme akuzën e Kushner, në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti.

Letra u publikuar të dielën në gazetën “The Wall Street Journal” dhe lidhur me komentet e tij ka reaguar në mënyrë konfirmuese edhe numri dy i Zyrës së Shtypit në Departamentin e Shtetit, Tommy Pigott.  Pak kohë më parë qeveria franceze vendosi njohjen e Palestinës si shtet, akt që u pasua nga disa vende të tjera dhe që nuk është pritur mirë nga SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.