Ku është katandisur biznesi i vogël? Jua thotë një biznesmen tropojan që voton PD-në qysh nga ’91!

“Drita jo, punësim jo, gruan pa punë. Kam djalin 25 vjeç me shkollë, e pa punë. Kam tjetrin po me shkollë e pa punë. Kam nusen e djalit pa punë. Të tërë pa punë…Edhe buka thatë nuk na del. Jam demokrat që në ’91”- shprehet Selim Hasa nga Tropoja, cituar nga Panorama.
Fraza i është thënë Edi Ramës gjatë takimeve me disa nga bizneset e vogla të zonës Paskuqanit, nga një prej biznesmenëve të takuar prej tij.
Fraza rrëfen gjendjen e biznesit të vogël, dhe e thënë nga një tropojan që pretendon se është me PD që në ’91 na jep një panoramë të vërtetë të biznesit të vogël në Shqipëri.
Duket ka qenë ky konstatim që e ka bërë Ramën që përveçse të premtojë se me të ardhur në pushtet do ta heq taksën taksën e biznesit të vogël, por dhe të krahasojë (lidhur me ‘taksën’ e korrupsionit) Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë.
“Kjo punë nuk vazhdon dot kështu. Është një rrënim i vazhdueshëm 3 minuta nga Tirana, megjithëse edhe në Tiranë gjendja nuk është më e mirë kur vjen puna tek biznesi. Biznes i thënçin se ky është vetëpunësim. Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim dhe absolutisht jam i bindur që në qoftë se do ulim maksimalisht dhe taksën e korrupsionit që e katandisi Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë, turp i madh, simbole të korrupsionit botëror, do gjejmë mundësi edhe të financojmë më shumë për arsimin e fëmijëve, të financojmë më shumë për shëndetësinë, të financojmë më shumë patjetër për ekonominë”.- tha Rama.
Ja.Se.
Comments
Ka edhe me keq, z. Edi. Futu
<p>Ka edhe me keq, z. Edi. Futu me thelle ne hallet e fukarenjve, germo me thelle ne hilete dhe pislleqet e biznesit dhe do te bindesh. Po si nuk foli edhe opozita te pakten nje here per hallet e punetorise, pasi 90% e tyre punojne 365 dite ne vit dhe 0 dite pushim. Edhe robotet do te kishin vdekur ne nje situate te tille. Pra, jo vetem hallet e biznesit, pasi ai qe ka biznes pa fitim ne Paskuqan ka lene token e vet atje dhe ka pushtuar token e te tjereve, nderkohe vjel edhe prodhimet e fshatit nga ka ardhur. Pra, nuk eshte gjendja e atij biznesi e gjithe e verteta, por pjesa me e vogel e te vertetes. E verteta me e madhe qendron ne faktin se disa u bene me prona pa punuar.</p><p> </p>
Add new comment