Njeriu i vitit 2012 për The Guardian: Bradley Manning, ushtaraku që i dha Wikileaks dëshmitë e dhunës së ushtrisë amerikane

Çdo vit redaktorët e The Guardian dhe lexuesit emërojnë dhe votojnë për personin që ata e konsiderojnë të jetë më i rëndësishmi dhe që ka bërë më shumë lajm për vitin. Këtë vit fitues ishte Bradley Manning, i ndjekur nga Malala Yousafzai.
Në përgjigje të sugjerimeve dhe ideve nga redaktorët dhe stafi, The Guardian u kërkoi lexuesve të emërojnë Njeriun e tyre të Vitit për 2012.
Sugjerimet përfshinë çdo gjë, që nga heronjtë shkencorë deri tek Psy Gangnam Style.
Fituesi është:
Bradley Manning
Manning, i cili është në burg ushtarak dhe po kalon seanca paragjyqësore për dhënien e dokumenteve të klasifikuara WikiLeaks-it, duke përfshirë edhe videon "Vrasja kolaterale", ku tregohen civilë dhe gazetarët e Reuters duke u goditur nga ushtria amerikane.
"Bradley Manning, i cili pasi tha një të vërtetë shumë të nevojshme, i ka mbijetuar edhe një vit tjetër dënimit mizor dhe të pazakontë të paraburgimit në duart e ushtrisë amerikane, e cila po përpqeit për ta thyer atë psikologjikisht....”
Të tjerë të nominuar ishin:
Malala Yousafzai
Malala Yousafzai, promotore e arsimimit të vajzave në Pakistan, e qëlluar së fundmi në kokë nga talebanët dhe që i mbijetoi atentatit.
Pussy Riot
Grupi punk rock feminist, Pussy Riot, arrestuar për organizimin e një performancë në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, kundër mbështetjes së Kishës Ortodokse Ruse për Putinin.
Danny Boyle
Danny Boyle, i cili organizoi ceremoninë e hapjes Olimpike në Londër 2012.
Fabiola Gianotti
Shkencëtarja e CERN, Fabiola Gianotti, gruaja në gjurmim të grimcës së Zotit.
Nate Silver
Nathaniel (lexo "Nate") Silver, është një statisticien amerikan, sabermetrician, psephologist, dhe shkrimtar.
Rezultatet e votimeve:
Who was your person of the year for 2012?
22%
Malala Yousafzai
70%
Bradley Manning
3%
Pussy Riot
3%
Danny Boyle
1%
Fabiola Gianotti
2%
Nate Silver
ja.se.
Add new comment