A mund të negociojë mirë Kosova në tryezë me Serbinë nëse ata që e përfaqësojnë kanë përditë nga një skandal?

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:55

Çfarë po ndodh me bisedimet Kosovë-Serbi? Përtej retorikës në media, publiku e ka vështirë të orientohe nëse po i bëhen lëshime të pariparueshme Serbisë apo jo. Bisedimet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë janë në të mirë të shtetit të Serbisë dhe në dëm të Kosovës dhe veriut të saj, ka thënë dje në Mitrovicë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, raporton Koha Ditore.  Sipas tij bisedimet e zhvilluara në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën, meqë në to është shkuar pa asnjë kushtëzim për shtetin e Serbisë. 

“Me këto bisedime është duke përfituar vetëm Serbia, sepse tani asaj BE-ja do t’ia hapë rrugën për bisedime, ndërsa Kosova me këtë po e largon edhe më shumë nga vetja veriun. Pasi ne nuk i kemi kushtëzuar bisedimet, Serbia është në ofensivë. Nëse Kosova i ndërpret bisedimet nga ai moment Kosova do të jetë në ofensivë, pra do të ndërrohet kursi”, ka thënë Kurti. “Nëse duam ta bashkojmë Mitrovicën, ne duhet t’i themi ‘jo’ dialogut me Serbinë, jo mallrave të Serbisë. Pas kësaj do të vijë edhe deri te bashkimi i Mitrovicës”. 
Shpend Ahmeti, nënkryetar i “Vetëvendosjes”, ka theksuar se në bisedime na përfaqësojnë njerëzit të cilët për çdo ditë kanë nga një skandal. Dhe ky nuk është rasti i parë kur vendimet e rëndësishme të 2 shteteve shqiptarë i marrin njerëz që moralisht kanë mbi kurrize 1 ose më shumë skandale. Ja.Se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.