PD: vetëm 12 firmatarë kanë ngelur pas 21 vitesh. Ishin 343. Krerët kryesorë, Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko të vrarë ose të vdekur në rrethana misterioze

Sot Shqiptarja.com rikthen në vëmendje 331 themeluesit që u zhdukën në 22 vite PD. Interesant ështrë fakti që nga tërë firmëtarët, ish liderët kryesorë të PD janë të vrarë ose të vdekur, si Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko. Nga 343 firmëtarët e deklaratës që themeloi PD ia kanë dalë të mbijetojnë në këtë parti (disa falë dhe rikthimeve të bujshme) vetëm 12 firmëtarë. Shqiptarja.com pyet se pse vrasësit e Arben Brocit, i vrarë 2 ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ende nuk kanë një emrër. “Mister vrasja, mister ardhja e plumbave, e akoma më mister fakti që pas 21 vitesh... askush nuk ka mundur të vërë gishtin mbi vrasësit duke e zhytur në errësirë këtë ngjarje”. Po ashtu, misteri për vrasjen e Hajdarit (pavarësisht se disa njerëz janë në burg ), kush e urdhëroi atë, ende nuk ëshët zgjidhur. Zhdukja e misteshme në det e Gramoz Pashkos, me helikopterin që po e transportonte në Itali, Pjetër Arbnori që hyri me këmbët e veta në spital në Itali e doli me arkivol (8 ditë më vonë), janë pikëpyetje të dyshimta. Shqiptarja.com rikujton shuarjen e ngadaltë të Gazidedes, që i bashkangjitet asaj të Safet Zhulalit, kohë më parë.
Gazeta boton listën e plotë të firmëtarëve, dhe me se merren tani. Bie në sy që shumica figurojnë “larguar”. Njerëzit që themeluan PD e demokracinë, kanë vendosur në shumicë të “largohen”. K.C.
Comments
nga 300 e ca petrita vetem 12

nga 300 e ca petrita vetem 12 kane ngelur?

nga te cilet 11 jane sorra dhe nje gjarper

Ku jane emrat e firmetareve?

Ku jane emrat e firmetareve?

listen e ke verdalle online

listen e ke verdalle online dhe e ke gjithashtu te botuar neper libra. e ke dhe origjinalin ne Ministri te Drejtesise. ke edhe skanime online.

po te jap emrat qe "njihen" dhe pozicionin qe zene ne kete liste emerore:

1. Aleksander Meksi

2. Sali Berisha

3. Azem Hajdari

4. Gramoz Pashko

7. Arben Imami

8. Genc Ruli

9. Prec Zogaj

10. Genc Pollo

11. Eduard Selami

13. Shinasi Rama

15. Blendi Gonxhe

22. Frrok Cupi

26. Eduard Zaloshnja

59. Shaban Memia

73. Arben Broci

160. Dashamir Shehi

198. Bashkim Gazidede

271. Afrim Krasniqi

Ja dhe lista e plote e grupit nismetar (sipas dates 13 dhjetor 1990):

Blendi Gonxhe

Shinasi Rama

Arben Lika

Alma Bendo

Azem Hajdari

Gramoz Pashko

Prec Zogaj

Sali Berisha

Arben Imami

Eduart Selami

Arben Demeti

Aleksander Meksi

Genc Ruli

Edmond Budina

Merita Zaloshnja

Bardhyl Reso

Blendi Gonxhe

Tefalin Malshyti

Zenel Hoxha

Sokrat Nesturi

Ilir Myftari

Mitro Cela

Arben Mece

Cdokush eshte i lire te gjykoje vete mbi PD duke pare emrat ne liste. Sidomos gazetaret tane qe shpesh here ia fusin kot, sidomos keta te Shqiptares ku permendin Arbnorin apo Zhulalin si anetare te listes. I vetmi qe perfiton nga cdo rremuje qe behet eshte Berisha, dhe qe ka perfituar ne fakt mbi kete situate. Mjafton te shihni sa te marre ka qe shkojne e i bejne like ne Facebook...

Add new comment