Shkëlqim Cani: Berisha po zbaton skenarin grek me borxhin

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 07:03

Ish Guvernatori i Banksë së Shqipërisë Shkëlqim Cani duke folur për Enton Habilajn e gazetës Dita ka lëshuar alarmin: Berisha po zbaton skenarin grek me borxhin. Famirësisht, tani e dimë të gjtihë sesi përfundoi Greqia. Sipas Canit, rritje ekonomike nuk ka, brezave që vijnë po u lëmë plot borxhe ndërsa privatizimet e qeverisë janë të dështuara. A duhet që Qeveria të diskutojë me publikun, ose të paktën me maxhorancën miratimin e buxhetit? A duhej rritja e nivelit të borxhit të kalonte një proces tëgjatë debati publik? A duhej të kishte transparencë totale, sa janë mundësitë tona për ta shyer borxhin? Qeveria nuk është “pronare, por një administratore me kontratë dhe me mandat të kufizuar të buxhetit të vendit dhe për pasojë është e detyruar të raportojë dhe të marrë pëlqimin e publikut” thotë Cani. Por mbi të gjitha, sipas tij, “më e frikshmja me borxhin është se borxhdhënësit ndërkombëtarë nuk prnaojnë të na japin borxh! Besoj është e qartë për publikun çfarë do të thotë kur dikush nuk pranon të të japë borxh pasi nuk ka besim që do t’ia kthesh!

Cani sulmon dhe kartën e korrupsionit: “gjithkush kujton faktin bazë përse erdhi në pushtet PD në zgjedhjet e vitit 2005 – luftën kundër korrupsionit. Sot, pas 8 vitesh a mund të përmendet qoftë edhe një zyrtar i lartë i qeverisë socialiste që u akuzua e iu dha drejtësisë? Asnjë!”

Ja.Se.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Shkaterrimi total i shtetit, i gjithçkaje te trasheguar nga e kaluara, nuk do te kishte kuptim pa futjen e vendit ne borxhe deri ne gryke. Enver Hoxhen mund ta shash e ta mallkosh per gjithçka. Dhe e ka pak. Por ai futi ne kushtetute nje ligj qe ndalonte marrjen e borxheve dhe kredive te huaja.  Cdo vend, çdo njeri, çdo familje duhet te jetoje me te ardhurat e veta. Nje shprehje popullore thote: "Nuk mbahet shtepia me miell hua". Berisha po perpiqet ta mbaje Shqiperine, domethene pushtetin e tij, me para borxh. Ai e di mire se keto borxhe do i paguajne ata qe ende nuk kane lindur. Ose bota do i kerkoje Shqiperise te shese detin, ujin ose ta ktheje vendin ne nje plehrishte te madhe te riciklimit te mbeturinave radioaktive te centraleve berthamore europiane. E rendesishme eshte te futesh deri ne gryke ne borxh, por dine pastaj fajdexhinjte nderkombetare se si ta terheqin litarin. Kete po ben edhe Berisha. Po fut vendin tej e fyt ne borxhe. Kjo mua nuk me çudit. Por me çudisin ata maskarenj ose ata budallenj qe votojne ende per kete njeri! A eshte e mundur qe 40 perqind te shqiptareve tu kene hedhur trute e gomarit?! I bien dajreve dhe zyrlave, ulurijne maje krehi per 28 nentorin dhe nuk e kuptojne se vendi po gremiset. Dhe Berisha qesh dhe tallet. Dhe te mos harrojme se vendi sot pothuajse nuk prodhon me asgje. Nga ana tjeter pasurite kombetare ia ka shitur te gjitha te huajve. Une habitem sesi opozita do te marre pushtetin. Ajo do te gjeje nje toke te djegur dhe nuk do te beje dot asgje. Dhe do t'i sulen asaj pastaj si fajtore se nuk po permireson gjendjen. Per mua pushtetin duhet te ia lesh edhe 50 vjet Sali Berishes dhe bandes se tij. Deri sa shqiptaret te behen nje here burra dhe ta flakin kete regjim dhe sistem kleptokratik dhe antikombetar. Ose te pranojne skllaverine, siç e kane pranuar ne kohen e romakeve dhe turqve. Lejani pushtetin Berishes.  Shpetoni kokat dhe familjet tuaja. Une nuk e kuptoj se perse opozita kerkon pushtetin? Veçse nese doni qe te pasuroheni edhe ju  tani, ne vend te klanit te Berishes.  Se persa i takon vendit dhe shqiptareve ju nuk mund te beni asgje. Eshte teper vone. The game is over. Bashke me Shqiperine.

Submitted by Ela (not verified) on

Komentusi "Katarakti" ka te drejte: Shqiperia sot i ngjason nje organizmi ne metastaze e qe NUK riperterihet me! Sa here qe e vizitoj e gjej ne nje gjendje edhe me te ndere e me kujton ate filmin dramatik te regjisorit te famshem italian, R. Rossellini, "Germania Anno Zero".
Vetem se gjermanet jane punetore e te ndershem, nje komb me te vertete virtuoz, magjik & unik dhe fale ketyre cilesive te rralla, e rindertuan vendin. Po shqiptaret?

Kam frike se nuk do te jene ne gjendje as ta qajne Shqiperine, qe sot ia kane besuar kryekriminelit te te gjitha koherave, njolles me te zeze ne historine shqiptare, sharlatanit, maskarait e tradhtarit me te ndyre mbi dheun shqiptar, sherbetorit serb Berisha.

Do te pyesin veten sesi arriten deri ketu, pa kuptuar se lakmia dhe injoranca i shpuri ne gremine.
Te me falin bashkatdhetaret per keto nota pesimizmi, por nese duhet te jemi realiste, realiteti eshte ai i nje Shqiperie zhele zhele, qe shpejt per te lare borxhet e regjimit fashist te klanit Berisha, do te shtypet me kembe nga Bota e zhvilluar! Do te jemi Afrika e Europes dhe brezat ne vijim do te vazhdojne te marrin rruget e mergimit per te ndertuar te ardhmen qe ju eshte mohuar nga politika kriminale shqiptare!
Game Over, teper vone per riparime!

Faji eshte kolektiv.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.