Oketa: patriotizmi fals, shterrimi i ideve të politikës

Duke cituar këtë thënie të Oketës e hap revista “Java” numrin e ri, ku Sek. i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike flet në një intervistë të gjatë për Skënder Minxhozin. Oketa mendon se fryma patriotike që ka pushtuar jetën politike në Shqipëri është e sforcuar, retorike dhe monumentale. “Retorikë” sepse nuk ka prodhuar asgjë pozitive. Madje përdorimi pa vend i saj po jep efektet e kundërta përsa i përket çështjes kombëtare. Me të po abuzohet për hir të disa votave më shumë, duke e kthyer në sharlatanizëm. Oketa e komenton kështu ‘shkarjen’ e Kryeministrit drejt nacionalizmit: “Më parë se një Kryeministër apo shtetar të arrijë bashkimin e të gjtihë shqiptarëve kudo që ndodhen, duhet të punojë për bashkimin e atyre... Fatkeqësisht politika e Kryeministrit ka qenë ‘përça e sundo’... Edeh për festën më ët bukur që kishte Shqipëria e shqiptarët, atë të 100 vjetorit të pavarësisë, Kryeministri bëri gjtihçka për t’i përçarë ata. E si mundet një kryeministër i tillë të na bashkojë të gjithëve?"
ja.se.
Add new comment