Buxhet i dyfishuar gjatë qeverisjes së “Bacës”?

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 10:12

Në debatin e sotëm parlamentar për projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2013, Berisha i mëshoi fort një shifre. Sipas tij, buxheti i shtetit është mëse dyfishuar në krahasim me 2005-ën, vitin e fundit të qeverimit socialist. “Faktet mbeten fakte, fjalët tuaja i merr era,” u tha ai deputetëve socialistë.

Po ç’thonë faktet? Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i 2013-ës do të jetë në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Po në vitin 2005 në ç’nivel ka qenë? Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2005, buxheti ka qenë po në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pra, rritja është ZERO!

Në botën demokratike, kur qeveritarët bëjnë krahasime për buxhetin, u referohen përqindjes së tij ndaj Produktit të Brendshëm Bruto. Në botë të tjera, u referohen vlerave nominale…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Tani ja fute kot Zaloshnja !!!   Si mjeshter statistike i cili je, nuk mund te beje nje arsyetim te tille.  Por nga ana tjeter ( une qe po shkruaj nuk ia kam idene ne sa eshte buxheti ne krahasim me vitin 2005) marr me mend qe qenka e vertete ajo qe na thote baca.

P.S. ( per admin) perse nuk m'i botoni kurre komentet ????

Submitted by astrit (not verified) on

Nese buxheti i shteti eshte dyfishuar kjo eshte bere ne saje te taksave te qytetareve dhe businesseve te vendit.

Nese kjo eshte e vertete, atehere do te binte ne kundershim me kredon e deklaruar Reagan-iste te kryeministrit te Shqiperise.

Submitted by f d (not verified) on

Mos eshte dyfishuar ne vlere absolute (?!); se i bie Berisha te flase per bataliona dhe ne per kamiona...

Submitted by Dritan (not verified) on

Te dashur komentues, ne nje vend rrumpalle si shqiperia, ku behet biznes me kontrabande, ku ska ligje dhe rregulla, eshte e kote te flasesh per koncepte makroekonomike. Shqiperia nuk ka treg konkurence te lire, ka vetem monopole qeveritare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.