Ç'po ndodh brenda çamëve?

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 14:44

Një nga eksponentët kryesorë të Lëvizjes Çame, dhe drejtues i kësaj lëvizje për Fierin, Bledar Veliu është dhunuar në këtë qytet, menjëherë pas një mbledhje që PDIU e Shpëtim Idrizit, ka zhvilluar për të zgjedhur kryetarin lokal. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije që Bledar Veliu është ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët kanë goditur fillimisht me shkopa bejsbolli makinën në të cilën Veliu ndodhej bashkë me gruan shtatzënë dhe pas daljes së tij nga makina kanë goditur edhe vetë Veliun.

Akti i dhunshëm është shoqëruar me fyerje dhe kërcënime verbale “mbyll gojën”. Veliu ka marrë plagë në trup, ndërkohë që Lëvizja Çame ka akuzuar drejtpërdrejt Shpëtim Idrizin për ngjarjen. Lëvizja Çame është një organizatë që ka fituar terren kohët e fundit duke përfituar nga pakënaqësia në rritje brenda këtij komuniteti nga veprimet e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi.  Në Fier, është pika e vlimit e konfliktit mes dy grupimeve, për shkak se aty ndodhet një nga komunitetet më të gjera dhe më aktive çame. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.