Gratë shqiptare kanë 3 armiq: Thashethemet, babëzinë e mjekëve dhe burrat që preferojnë... "tërheqjen"

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 03:16

Një studim i financuar nga USAID që ka gjetur hapësirë mediatike ditët e fundit në disa të përditshme të Tiranës, thotë se Shqipёria ka nivel shumё tё lartё tё abortit. (230 aborte pёr 1.000 lindje). Raporti ka të dhëna interesante mbi arsyet e mospёrdorimit tё metodave kontraceptive bashkёkohore tek gratё shqiptare. Një është frika e madhe nga efektet anёsore të tabletave kontraceptive orale të cilat përbëhen nga hormonet. Nga ana tjetër janё pagesat informale pёr numrin e vizitave që ju rekomandojnë papushim mjekët. E treta lidhet me mentalitetin dhe preferencat, që sundojnë tek meshkujt shqiptarë në lidhje me metodat kontraceptive.
Shkruan raporti:
1- Një ndër keqkuptimet mё tё zakonshme tek gratё shqiptare është ai se hormonet shkaktojnё kancer apo sterilitet. Ky keqinformim e ka bazёn tek informacionet që qarkullojnë në bazë thashethemesh. 2 - E dyta mjekët shqiptarë u rekomandojnë grave që shkojnë për konsulta që të vijnë shumë më shpesh për kontrolle mjekësore, vizita, apo analiza pasuese, nga sa rekomandohet një gjë e tillë prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Madje mё shumё se 70% e mjekëve obstetёr-gjinekologë u kishin rekomanduar ekografi grave, qё nisnin pёrdorimin e pilulave, apo të spiraleve DIU, ndërkohë që Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) nuk i rekomandon kёto praktika. Duke qenë se këto kontrolle mjekësore janë të lidhura me kosto, shpesh në formën e pagesave informale, për gratë rezulton më "ekonomike" të bëjnë një abort, se sa të përdorin metoda të tilla. 3 - Sipas anketimeve të studimit gjysma e grave (46%) deklarojnë se partnerёt e tyre preferojnë metodën e "tёrheqjes" gjatë aktit seksual nё krahasim me metodat e tjera kontraceptive. (A.N.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.