Danilo Türk humb thellë në zgjedhjet presidenciale në Slloveninë e përfshirë nga trazirat

Borus Pahor ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, raportoi televizioni shtetëror slloven. Ish-kryeministri ka mundur thellë rivalin e tij në detyrë, Danilo Türk (në foto gjatë një vizite në Tiranë). Me 96% të votave të numëruara, social-demokrati Pahor fitoi 67% , ndërkohë që Danilo Türk mori 33% të votave, raportoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Lubjanë.
Zgjedhjet në Slloveni u mbajtën mes pakënaqësisë në rritje dhe protestave për gjendjen ekonomike. Vota e së dielës erdhi vetëm pak ditë pas protestave kundër masave të shtrëngimit që shpërthyen në kryeqytet me 15 persona të plagosur. BE ka shprehur frikën se kriza ekonomike mund ta shtyjë Slloveninë drejt trazirave sociale. A.N.
Add new comment