Sondazhi: 86.5 % e shqiptarëve duan anëtarësim në BE. Por ndoshta nuk e kanë idenë pse, - dyshojnë autorët e cituar në DW

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 09:27

Nga të dhënat e publikuara ditët e fundit nga projekti "Perspektiva europiane e Shqipërisë - perceptime dhe realitete 2012" bie në sy se shqiptarët me shumicë dërmuese, pra 86.5 përqind votojnë pa asnjë mëdyshje në mbështetje të anëtarësimit të vendit të tyre në BE. Enfrid Islami, kërkues pranë Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare thotë për DW se nëse bëhet një krahasim me vitin 2011 niveli i mbështetjes është 6 përqind më i madh për "ëndrrën europiane".

Projekti "Perspektiva europiane e Shqipërisë - perceptime dhe realitete 2012" është mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Zyra e Tiranës e Fondacionit gjerman "Friedrich Ebert", Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Fondacioni SOROS. Kampioni për nxjerrjen e rezultateve përbëhej nga 1200 të intervistuar në 10 qytete të Shqipërisë.

DW ngre pyetjen: Shqiptarët jo realistë? Dhe citon Enfrid Islamin: “Sipas tij, ky tregues ka një sërë shkaqesh pavarësisht nga skepticizmi që buron brenda BE-së si pasojë e krizës ekonomike me të cilët përballet kontineti dhe i gjithë globi. "Së pari, spektri politik shqiptar nuk përmban asnjë parti, organizatë apo individ me influencë që ka qenë ose është kundër projektit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Së dyti, shpjegimet për përfitimet që shqiptarët ia atribuojnë anëtarësimit në BE janë shumë të larta dhe shpesh jo reale, gjithsesi ato përbëjnë shtysa të fuqishme dhe nxitje për mbështetje. Vota thuajse unanime e shqiptarëve pro integrimit në BE lidhet edhe me kulturën politike të Shqipërisë, ku ende mungon guximi për të deklaruar hapur atë që mendohet. Qytetari mund të ketë frikë të deklarojë kundër asaj që thotë qeveria, mazhoranca apo opozita. Fakti që qytetarët shqiptarë e shikojnë BE-në si një çështje që vetëm politika madhore mund të merret me të, kjo vijon të përbëjë një problem." - A.N.

Më shumë:

http://www.dw.de/studimi-shqiptar%C3%ABt-entuziast%C3%AB-p%C...

Comments

Submitted by berti (not verified) on

Le te flase berisha e rama kunder BE dhe pastaj do te shikoni edhe popull qe i shkojne nga prapa,sa me i larte te jete toni i tyre aq me shume vote kundra ka per ne BE.

Submitted by Dritan (not verified) on

86% e shqiptareve nuk dine se c'eshte demokracia, ligji, e drejta e prones, e drejta kushtetuese, te sjellurit ne menyre civile, nuk dine c'eshte politika, e majta apo e djathta, taksat, detyrimet ndaj komunitetit, rregulli etj etj etj.

Ka pune Europa

Kam pershtypjen se e duan sa per fjale goje, ashtu sic donin dhe kurre nuk sollen demokracine

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.