Shqipëria vendi me futbollin më të korruptuar në botë?

"Sport Radar", një shoqatë ndërkombëtare për monitorimin e kuotave të basteve dhe fluksit të qarkullimit të parave ka mbajtur nën vëzhgim rreth 400 kompani ndërkombëtare për një periudhë kohore nga qershori 2009 në nëntorin e vitit 2012.
"Gjatë periudhës prej rreth dy vite e gjysmë janë vëzhguar 143.472 ndeshje në 596 kampionate, turne e aktivitete të ndryshme futbollistike. Raporti përfundimtar i tyre e nxjerr Shqipërinë si vendin me futbollin më të korruptuar në botë, me 97 raporte ndeshjesh të dyshurara si të trukuara - raporton televizioni TCH
Pak kohë më parë Federata Sqhiptare e Futbollit vendosi të mos zhvillohen më ndeshje të kampionatit shqiptar ditën e premte apo të hënë, një vendim ky që nënkuptimin e kishte të qartë: frenimin e këtyre ndeshjeve të fiksuara, të cilat po bëheshin pjesë normale e kampionatit tonë. Pjesa e parë e masave është bërë, për tjetrën Prokuroria pret ende fakte - thotë TCH. (Re.Pu.)
Comments
Normale qe do jete keshtu, me
<p>Normale qe do jete keshtu, me Armando Duken ne krye te FSHF-se ...</p>
Add new comment