Plasin përgjimet: Thaçi quan kryetarin e Kuvendit të Kosovës me emrin denigrues “Jakupovski”, Lushtaku e quan “qen”

Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh. Këso cilësimesh i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi, njofton në numrin e sotëm Koha Ditore.
Janë 5 audio incizime të dërguara në adresë të medieve dhe të postuara edhe në faqen e internetit “Yotube.com” Ato shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut, apo “paria” e politikës kosovare.
Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Adem Grabovci është më i përgjuari, i cili del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj. Ndonëse Limaj nuk përmendet me emër ai është subjekt i bisedave telefonike, shkruan në numrin e sotëm. Ne.Su.
Add new comment