Berisha do të festojë “në të thatë”; e kanë bojkotuar të gjithë; përveç Orbanit

Kryeministri Berisha ka më shumë se një vit që, teksa është kthyer nga vizita të ndryshme jashtë vendit, na ka bërë me dije se u ka lënë një ftesë atyre që ka takuar në këto vizita: një ftesë për të marrë pjesë në festën me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Nuk ka lënë njeri pa ftuar, duke filluar me Presidentin e SHBA-ve e duke mbaruar me udhëheqësit e vendeve fqinjë. Madje, ftesat kanë qenë të përsëritura në një mori rastesh, e shpesh kanë marrë formën e një lutjeje qaramane.
Në fakt, nga shumëkush është pritur që më 28 nëntor të zbarkonte një pjesë e mirë e udhëheqësve të botës, të cilët nuk do gjenin dot arsye – kështu është menduar – të refuzimit të ftesës për të kremtuar një jubile të tillë shumë të rrumbullakosur (100). Mirëpo, është marrë vesh se refuzimi i ftesës ka qenë koral. Të vetmit që kanë pranuar ftesën e Berishës kanë qenë kryeministrat e Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë (Orbani bujëmadh), dhe krerët e Kosovës.
Re.Pu.
Comments
Po kje Damir Fazlliqi, jane

Po kje Damir Fazlliqi, jane te tane. Ata qe nuk denjojne me ardh, jane komunista dhe hiç te mos vijne. I hajme vet kingjat.....

E kam te veshtire te kuptoj

E kam te veshtire te kuptoj kete cinizem bazik. Nese bojkotojne ata bojkotojne Shqiperine e jo Berishen, se nuk eshte festa e PD-se.

Po ore Lo....a, Shqiperine

Po ore Lo....a, Shqiperine bojkotojne. Pa pyete veten njehere, per shkak te kujt e bojkotojne?

Di dhe fjale te medha koka e Leas, cinizem bazik thote. Shvejku tipa si Lea i quante hajvane fenomenale, idiote ne katror.... etj.

Nuk eshte cinizem, mua is

Nuk eshte cinizem, mua is shqiptar sme behet vone fare nese vjen ndonje personalitet per te festuar. E pse duhet?

Kur ka festen franca, gjermania, anglia, ftohet ndonje personalitet?

Ne Shqiperi ky 100 vjetor i peshtire, eshte bere feste e militanteve te PD. Se te kishte mend QENveria, nuk do shpenzoheshin miliona euro per ca carcafe te kuq varur si breke neper rruget e tiranes, apo mijera desh e qingja qe do therren nga babezia (kjo eshte babzi) apo nje torte pa kuptim

Per ILIRET: Ngaqe ka njerez

Per ILIRET: Ngaqe ka njerez injorante si puna jote jemi kaq vend i pazhvilluar dhe pa pike prespektive per te ardhmen.

Prap me kete budallikun

Prap me kete budallikun ju?

Para nje viti na cate veshet se Berishen nuk e priste njeri. Pastaj takoi Hillary-n ne USA dhe mbyllet gojen. Tani po filloni me kete histori prap. A thua se vizitat behen pikerisht ditet e festave. Jo or jo, ne festa nuk shkon njeri per vizite, politikanet festojne me popullin e tyre e nuk kane kohe te presin te tjere.

Pastaj vazhdoni me kete sjelljen e cuditshme ndaj te huajve. Kur thone dicka qe nuk ju pelqen juve (pra Edi Rames), fillon Andrea Stefani te Shqip-i me komente se si te huajt nuk dine asgje, se si ne jemi vend sovran etj etj. Kur ka nje sjellje qe mund te interpretohet si refuzim ndaj Berishes direkte fluturoni. Ndajeni pra mendjen se na lodhet, kane apo nuk kane rendesi te huajt.

Berisha futi vendin ne

Berisha futi vendin ne Nato, hoqi vizat, nenshkroi MSA, futi Shqiperine ne KE. Nese do kishte pasur kush qellim te bojkotonte Berishen jam i sigurte qe nuk do ja kishin dhene gjithe keto "dhurata". I vetmi njeri qe nuk lejon dhe bllokon integrimin eshte Edi Rama. Tek te tjerat nuk kishte gje ne dore dhe u arriten. Ketu ka vendosur te mos votoje ligjet dhe besoj se do ta marre pergjigjen ne qershor !

Herman Van Rompuy e njihni;

Herman Van Rompuy e njihni; sapo lexova ne twitter e tij keto rreshta ne stil hajku:

" Vjeshte, fund Nentori. Nata ra / Duken deget lakuriqe te pemeve / Akoma me vetmitare "

Edhe Rompuy me ne e ka ?!

Add new comment