Princi Karl e ka një hall

Postuar në 26 Nëntor, 2012 12:22

Karl, princi i Wellsit, që nga mosha katër-vjeçare është trashëgimtari i fronit të Britanisë së Madhe. Por vitet ikin për të gjithë. Ai tashmë ka 64 pranvera mbi supe dhe mezi pret për tu bërë mbret. Problemi i madh i ish-bashkëshortit të Lady Dianës është e ëma, Mbretëresha Elizabeta e II e cila prej 60 vitesh është me kurorë në krye.

 “Sigurisht që durimi po më soset”- u shpreh Princi dje gjatë një vizite në Skoci – Pas pak do më skadojë koha, dhe nëse nuk do kem kujdes, mund të vdes unë i pari”.

Që princi Karl nuk është në pozitë të favorshme e dëshmojnë nga një anë sondazhet nga të cilat kuptohet që anglezët do preferonin të birin William si mbret të ardhshëm, duke kapërcyer një gjeneratë, dhe nga ana tjetër jetëgjatësia e grave të fisit Windsor. Zanati i mbretëreshës ushtrohet deri në vdekje, - ka thënë Elizabeta II. E ëma e saj jetoi 101 vite… (E.X.)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.