Ne nuk... Por...

Komisioneri për zgjerimin Stefan Füle ka shprehur zyrtarisht idenë që po qarkullon në Bruksel lidhur me mundësinë e dhëniës së vendit kandidat Shqipërisë në samitin e dhjetorit. « Ne nuk do të propozojmë ende hapjen e negociatave, por statusi i kandidatit êshtë i arritshêm » ka deklaruar komisioneri Füle në forumin e organizuar në Zagreb mbi dinamizmin e shoqërisë civile në Ballkan. Sipas komisionerit, arritja e statusit të kandidatit justifikohet me faktin, se Shqipëria ka bërë progrese domethenës këtë vit në sajë të me marrëveshjes së fortë ndërpartiake për reformat i integrimit europian si dhe arritjen e rezultateve për reforma kyçe të opinionit tê Komisionit Europian.
Këtë deklaratë komisioneri Füle e ka bërê teksa është ndalur tek sfidat me të cilat përballet secili vend i Ballkanit në rrugën drejt integrimit europian.
Në forumin e organizuar në Zagreb mbi dinamizmin e shoqërisë civile në Ballkan, komisioneri Füle ka theksuar se roli i shoqërisë civile në proçesin e zgjerimit është kyç. « Shoqëria civile është një urê lidhëse për tê gjeneruar ide midis qytetarëve dhe autoriteteve mbi transformimin dhe evancimin e shoqërisë. Nëse ne dëshirojmë që qytetarët të përfshihen në proçesin e zgjerimit, kjo bëhet vêtem permes shoqërisë civile, që ka një këndvështrim të pavarur mbi këtë proçes dhe rrjedhimisht të vlefshêm për përgatitjen e vendeve tê Ballkanit drejt anëtarësimit tê tyre nê Bashkimin Europian » është shprehur komisioneri Füle në këtë forum. Sipas Stefan Füle, shoqëria civile ka një kontribut të veçantë që ta bëjë proçesin e zgjerimit sa më të kuptueshëm dhe të virtytshëm për qytetarët. a.n.
Add new comment