Politika shqiptare do ta gjejë rrugën - thotë Marisa Lino, por shton: Shpresoj të mos duhen 100 vjet të tjerë

Postuar në 23 Nëntor, 2012 04:17

Zëri i Amerikës ka transmetuar një përshëndetje të Marisa Linos, e cila ishte ambasadore në Shqipëri nga viti 1996 deri në vitin 1999. Në këtë përshëndetje disa-minutëshe fundi i së cilës është në gjuhën shqipe, ish-ambasadorja amerikane në Shqipërinë e 1997-s dhe në Shqipërinë e luftës së Kosovës së 1999-s ndër të tjera përmend si problem të Shqipërisë konfliktin politik. Ajo sheh një paradoks mes këtij konflikti pa fund mes vetë shqiptarëve dhe tolerancës e bujarisë shqiptare me të huajt(përmend hebrejtë në L2B dhe kosovarët në 1999)
Tha Lino: "Kur njerezit me pyesin a jam optimiste për Shqipërinë, unë u them Po. Sepse nëse shqiptarët e thjeshtë janë aq bujarë sa të presin njerëz të huaj në shtëpi, jam e binduar që klasa politike shqiptare do ta gjej rrugën drejt së ardhmes, ndonëe shpresoj që për këtë të mos duhen 100 vjet të tjera". A.N.

 

Video:
http://www.zeriamerikes.com/content/marisa-lino-voa-ditari-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.