Shqiptarët dhe serbët shkëmbejnë zjarr te “Kroi i Vitakut”

Postuar në 20 Nëntor, 2012 11:58

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martwn rreth orës 10: 45 minuta në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës ndërmjet banorëve shqiptarë dhe serbë. Këtë incident e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila e ka bërë të ditur se nuk ka pasur ndonjë viktimë apo të plagosur nga ky shkëmbim zjarri – shkruan media kosovare.  Situata është tensionuar në momentin kur zyrtarët e administratës së UNMIK-ut kanë kërkuar që të ndërpriten punimet në shtëpitë të cilat janë duke u ndërtuar nga banorët shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, ndërtime këto të cilat janë kundërshtuar nga banorët serbë të kësaj lagjeje.​​

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën nga EULEX-i dhe KFOR-i për ta qetësuar situatën në atë pjesë të Mitrovicës. Aktualisht, sipas tij, te Kroi i Vitakut po qëndrojnë njësitë e specializuara të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Shtëpitë e rindërtuara të shqiptarëve te Kroin e Vitakut kanë qenë cak i sulmeve edhe disa ditë më parë, kur njërës prej tyre i është vënë zjarri dhe është djegur.

Raste të tilla janë shpeshtuar kohët e fundit në veriun e Kosovës. Vetëm gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës, janë shënuar tri zjarr-vënie të qëllimshme në vetura private, ndwrsa në mesnatën ndërmjet 18 dhe 19 nëntorit është shënuar një shpërthim nga i cili, -  siç shkruajnw tw pwrditshmet e Kosovws - kanë pësuar dëme lokale dhe automjete.

Lidhur me shpeshtimin e incidenteve në veri, ka reaguar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ka aluduar qw mw shumw veprim ka kur duhet tw shtypen demonstratat e Albin Kurtit se kur duhet ruajtur rendi dhe kufiri nw veri:

​​“Është ekzekutivi i Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in,  ata që duhet ta garantojnë sigurinë dhe stabilitetin në çdo pjesë të Kosovës. Natyrisht, nuk është përgjegjësia e paktë edhe e institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës. Ata nuk duhet të reagojnë vetëm kur ka protesta në Prishtinë, por edhe kur shkelet sovraniteti dhe tërësia territoriale dhe ku shkelet rendi dhe ligji në çdo pjesë të Kosovës” – citohet Krasniqi. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.