Përfshirja e ndërkombëtarëve në Shqipëri po shkon drejt një limiti?

Postuar në 22 Nëntor, 2012 17:33

Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore dhe bashkëautore e librit "Urë mbi ujëra të trazuar. Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri" - pyetjes së radios gjermane Deutsche Welle: "Përse Shqipëria ka ende nevojë për mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmën e tyre, sa herë që ka një krizë politike?" - i përgjigjet:

"Mendoj se përfshirja e ndërkombëtarëve në krizat politike të vendit po shkon drejt një limiti...Ne jemi fokusuar në përfshirjen e ndërkombëtarëve që në vitin 2008 dhe deri në shtatorin e këtij viti. Ajo çka kemi kuptuar është se në Shqipëri ka një perceptim se ajo është një ndër vendet më të rëndësishme në botë ku ndërkombëtarët kanë diçka për të thënë dhe duhet të kenë diçka për të thënë. Ne rekomandojmë shumë fuqimisht që kjo kakofoni e aktorëve ndërkombëtarë duhet të shkojë drejt një fundi dhe ata duhet të japin vetëm mesazhe të qarta".

Më pas në intervistë, Deimel pyetet për dosjet "Gërdeci", video-skandali Meta-Prifti dhe viktimat e 21 Janarit. Dhe në pyetjen: "Si e shikoni pozicionimin e ndërkombëtarëve përballë këtyre dosjeve, veçanërisht deklaratat e dhëna prej tyre pas vendimit të gjykatave?" - ajo thotë:

"Në raportin tonë ne e quajmë këtë "kurthi ligjor". Që do të thotë se për të gjitha këto vendime gjykatash, ndërkombëtarëve iu desh të binin në grackë pasi njohën dhe pranuan këto vendime, edhe pse ato nuk përputheshin jo vetëm me moralin, por edhe me logjikën gjyqësore se cili duhet të ishte vendimi i vërtetë. Pati ndërhyrje të elitës qeverisëse gjatë këtyre proceseve gjyqësore, si dhe ish-ministrat Mediu, Basha dhe Meta "iu fshehën" drejtësisë duke shfrytëzuar imunitetin". - A.N.

Intervista e plotë:
http://www.dw.de/deimel-marrja-e-statusit-n%C3%AB-dhjetor-sh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.