Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Pas 60 seancash të dështuara, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur më në fund kryetarin e vet. Dimal Basha, i Lëvizjes Vetëvendosje është votuar me 73 vota prad he 30 kundër. Pro tij kanë votuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar aktin e sotshëm: fitore të injorancës.
Basha është një jurist i të drejtës penale, diplomuar në SHBA, 46 vjeç dhe erdhi në garë pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe disa kandidatëve të tjerë.
Në fjalën e vet të parë pas zgjedhjes, Basha ka deklaruar se ngërçi institucional që përjetoi Kosova pas zgjdhjeve të fundit parlamentare, është një mësim demokratik për vendin.
Add new comment