Ana Lalaj: “Berisha? S’ka punë me historinë. Frashëri? E ka gabim që e quan pa vend rishkrimin e historisë”

Postuar në 22 Nëntor, 2012 06:14

Këto javë të fundit kanë pasur për protagonistë historianët. Nuk ka pasur ditë që t’mos jenë ftuar në një studio televizive, apo që t’mos jenë intervistuar nga gazetarët e shtypit. Fjala vjen, sot, në Mapo, është bërë e gjallë historianja dhe studjuesja Ana Lalaj, dhe në këtë intervistë ajo qorton qasjen kryeministrore për t’u marrë me histori. “Nëse sugjerimet vijnë nga kreu i shtetit apo i qeverisë, atëherë ato kthehen në orientime, dhe kjo e ka emrin ndërhyrje”, thotë ajo.

Në të njëjtën intervistë, ajo hyn në një si polemikë me Kristo Frashërin që, sipas saj, është shprehur se “thirrja për ta rishkruar historinë është krejt pa vend”. Lalaj ka respekt për Frashërin, dhe nuk heziton ta thotë këtë, por shfaqet veçantërisht e çuditur me këtë deklaratë, pasi kohë më parë ka qenë vetë Frashëri që ka thënë, gjithnjë sipas saj, se “për t’i mbijetuar sistemit, i është dashur t’i vërë gojës një çelës Tutius”.

Sipas Lalajt, historiografia e pas luftës së dytë botërore, “përveçse e politizuar, ka ardhur deri në ditët e sotme me mjaft njëanshmëri e shtrembërime”, e me këtë ajo nënvizon nevojën për ta rishikuar historinë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

<p>cfare punimesh historike ka kjo zonja Ana? &nbsp;Di gje Re.Pu.?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.