Flamuj me deformime te sqepi, gjoksi dhe kthetrat e shqiponjës

Postuar në 22 Nëntor, 2012 12:29

Flamujt e vendosur në të gjitha institucionet qendrore të shtetit shqiptar në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë e kanë të deformuar shqiponjën. Problemet janë vënë re te sqepi, gjoksi dhe kthetrat. Deformimet janë komentuar këto ditë veçanërisht në Tiranë në mjedise private, por sot kanë qenë edhe në qendër të fjalimeve në Kuvend nga deputetët Sajmir Tahiri dhe Taulant Balla.

Tahiri: "Ajo që ndodh në të vërtetë për turpin tuaj në këtë 100-vjetor është Flamuri, të cilin në mënyrë më të paturpshme e keni deformuar duke përdhosur 100 vjet shtet, duke përdhosur simbolet kombëtare në këtë 100-vjetor dhe të gjithë ata që janë përulur para Flamurit që njohim të gjithë. Zoti Nishani dhe familja e tij, në ceremoninë e betimit zyrtar si President i Republikës dhe pas krahëve kanë flamurin e deformuar", tha deputeti Tahiri.

Balla: "Ky ligj që unë po lexoj këtu i përcakton qartë raportet në njësi për përmasat e stemës zyrtare 1 me 1.5. Eshtë rreth 25 centimetër e ndryshuar Stema e Republikës. Kryeministri i Shqipërisë i ka prerë gjuhën Shqiponjës dhe i ka zgjatur sqepin e poshtëm".

Sipas ligjit Flamuri kombëtar paraqet një fushë me ngjyrë të kuqe gjaku, me një Shqiponjë të zezë dykrenare në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e Shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë. Përmasat e Flamurit kombëtar përcaktohen në raportin 1 me 1.4 njësi. Ekspertet, te cilet kane qene pjese e hartimit te ketij ligji kane vene re nje bashkim te sqepit te Shqiponjes me vijen e trupit, ndryshe nga çfare eshte ne fakt Shqiponja ne Flamurin zyrtar te Shqiperise.

Mediat citojnë Shaban Sinanin: "Shpërdorimi më i madh është rregullimi i raporteve që është bërë me numrin perfekt që quhet, me prerjen e artë. Këtu pikërisht ndodh shmangia dhe shpërdorimi më i madh, një shmangie prej atij konfigurimi që i është bërë Flamurit në Kuvendin e Shqipërisë, shprehur edhe me ngjyra edhe me numër ngjyrash.

Nukjanë vetëm flamujt e vendosur ne rruge. Ky simbol i deformuar paraqitet edhe ne zyrat e krereve me te larte te shtetit. Vete Presidenti i Republikës është betuar mbi kete Flamur që nuk është Flamuri ynë zyrtar, nderkohe qe Kryeministri ne daljet e fundit ne sfond ka patur nje Flamur qe nuk eshte i duhuri – thotë zyra e shtypit e PS, e cila ka dërguar një njoftim në media shoqëruar me shumë fotografi të cilat tregojnë krerët e shtetit që flasin duke patur në sfond një flamur jokorrekt. A.N.

Foto: Flamuri që qarkullon këto ditë, i deformuar te sqepi, kraharori dhe kthetrat

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk eshte deformuar shqiponja, por eshte ndikimi "krizes" qe e ka dobesuar, duke e shnderuar ne nje shqipo-kinezeri prej 10 copa!!!

Submitted by hapi (not verified) on

kohë laraskash

Submitted by berti (not verified) on

Me ne fund flamuri kombetar u be ceshtje dite,kam nje sugjerim per njerzit qe duhet te mbajne pergjegjesi te gjitha zyrat e protokolloit te cdo institucioni duhet te largohen nga puna,se jane pergjegjesit kryesore te ketij fenomeni te shemtuar qe nuk eshte vetem i ketyre diteve,por ky deformim i flamurit ka dale ne qarkullim ne diten e pavarsise se Kosoves,shikoni fotot e atyre diteve,me e keqja eshte se shqiptaret e Kosoves,Maqedonise,Malit te Zi,Presheves perdorin edhe sot kete flamur qe duket sikur na perqesh te gjitheve, njerzit te ngarkuar ne kete pune duhet te gjejne zgjidhjet brenda formatit Kushtetues.

Submitted by aqifAnonim (not verified) on

Po keta socialistet sa shume qe e duan vendin dhe flamurin, sa as ligjet per marrjen e stautusit  nuk i miratuan se kishin "Vangjon me shiatik 5 ditor". Po ju dhemb zemra per Flamurin se nuk ka Yllin jo Fidelin, 5 cepsh.

Submitted by berti (not verified) on

te shkoka pseudonimi qe i ke vene vetes,ta gezosh sa per flamurin e sho e paske ngrene sapunin per djath dele,si gjithe jeten tende.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.