Heqja e Oketës ndryshon votat në Komisionin e Sigurisë

Postuar në 22 Nëntor, 2012 17:19

Deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa është përjashtuar nga Komisioni i Sigurisë, duke u zëvendësuar me deputetin demokrat, Bedri Hoxha. Deputeti Oketa tha se nuk ka qenë në dijeni të një lëvizje të tillë, por mazhoranca parlamentare e votoi në seancë parlamentare zëvendësimin pa shqetesime.

Tha Oketa gjatë një prononcimi për mediat: "Kuvendi ka humbur seriozitetin. Në Komision diskutohej ligji për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes dhe deklarimi im e nuk do ta mbështesja këtë iniciativë, ka nxitur maxhorancën për të korrigjuar numrat në këtë Komision. Tashmë fatkeqësisht Kuvendi dhe puna e Komisioneve është orientuar në një përplasje numerike dhe jo në një përplasje idesh apo përpjekjesh për të hartuar ligje të mira për qytetarin shqiptar".

Aktualisht komisioni i sigurisë përbëhet nga 24 anëtarë, 12 të Partisë Demokratike, 11 anëtarë të Partisë Socialiste dhe 1 i pavarur, i cili ishte deputeti Oketa. Me zëvendësimin e tij, anëtarësia në komision është e ndarë përkatësisht 13 me 11 në favor të Partisë Demokratike. A.N.

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Skandaloze. Pse s'e bejne komplet komisionin me PD-ista?

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Atehere Socialistet duhet te kerkojne me insistim heqjen e Kac Islamit (te Zi) nga komisionet ku ende gjoja perfaqeson opoziten. ne te kundert te pezullojne, bojkotojne pjesemarrjen neper komisionet e xanura nga Topallja dhe kafshet e Bishes. Pra ose kthim9 i menjehershem i Oketes ne Komision, ose heqja ne menyre ceremoniale e Kacit nga komisioni/et e tjera ku ky maskara i ndyre vazhdon te beje punen e Berishes/Metes.

Rama dhe opozita duhet ti pergjigjen kesoj maskarade te turpshme ne menyre urgjente, pa ekuivoke dhe pa kthum mbrapa.

Submitted by P.A.B (not verified) on

Pse, paskemi the Komision Sigurie? Git outta here!

Bile dhe Agjensi Inteligjence. (dhe Mbrojtje, po thone)

Krimi ben kerdine, aksidentet ne rruge nuk kane fund, njerezit vriten per nje fjale goje, pleqte s'kane pension, te rinjte nuk kane shpresa, nenat nuk kane me cti ushqejne femijet, uji dhe dritat here vijne e here te permbysin-nga buxheti e shendeti, dhe te gjithe se bashku nuk kane para te blejne ilacet; votat vidhen, korrupsioni eshte galopant, nje i semure perdredh nje vend permbi 20 vjet, akoma nuk dijme te lexojme kalendarin per datat, gjakmarrja vazhdon, gjithshka eshte prishur dhe asgje nuk funksion... .

Pra, le te luajme Shtet. Te bejme sikur kemi deputete, ministri, komisione dhe ligje...ne Leter.

Me kete rast, le tu urojme te gjithe Shtetareve, 100 vjetorin e Pavaresise!

pooralbanianboy.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.