Vehbiu prezanton "Kundër Purizmit"

Eshtë prezantuar dje pasdite, në mjediset e lokalit “Kabala”, në rrugën Vaso Pasha në Tiranë libri i ri i Ardian Vehbiut "Kundër Purizmit" i botuar nga Dudaj. (me këtë rast është ofruar edhe ribotimi, sërish nga Dudaj, i Gjashtëdhjetë e Gjashtë rrëfimeve të Maks Gjerazit).
Në vijim, një pjesë nga teksti paraqitës i kopertinës së pasme të "Kundër Purizmit":
"Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta “pastruar” shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Si edhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, politikat e pastrimit të gjuhës po risillen si e vetmja alternativë mirëfilli kombëtariste, për t’i bërë ballë trysnive globalizuese dhe për t’ia ruajtur kulturës shqiptare identitetin. Ky libër përcjell një polemikë të autorit kundër qëndrimeve puriste në leksik dhe në toponimi, të cilat e varfërojnë gjuhën, traditën dhe mendimin, duke ia cunguar e ndonjëherë hequr përmasën historike kulturës dhe identitetit shqiptar, për ta zëvendësuar atë me një vizion sa idealist, aq edhe të gënjeshtërt të marrëdhënieve tona, si shqiptarë, mes nesh dhe me Tjetrin..."
Dy libra të tjerë të Vehbiut të botuar në gjerdanin Excipere të shtëpisë botuese Çabej, Fraktalet e shqipes (2007)dhe Shqipja totalitare (2009) gjendeshin në stendën e shtëpisë botuese Kuçuk në Panairin e Librit. A.N.
Comments
Muç , duke lene menjane
<p> Muç , duke lene menjane Vehbiun te cilin e uroj per librin,ka nje problem ketu: sic e shikon asnje koment ketu dhe me duket krejt normale sepse promovimi i nje libri si ky ( mund te jete shume i mire ) por nuk perben ndonje perjashtim qe te kthehej ne lajm. Ju e vini si lajm besoj nga qe Vehbiu eshte kontributor i Respublikes dhe mik i juaji , nje favor brenda klubit por pa interes te vecante per publikun. Eshte ana tjeter e medaljes, nuk lejohen komente fyese por lejohen levdata te tepruara, qe jane njesoj te papelqyeshme per publikun qe vjen ketu per lajme thelbesore, nje gazete per publikun jo per miqte.Apo jo?</p>
Add new comment