Ne kemi tortën...

Ministri Ruli, dhe Basha i Bashkisë së Tiranës prej dy ditësh i kalojnë topin njëri tjetrit në media për 1 mijë deshë e 1 mijë qengja që sipas kryeministrit Sali Berisha duhet të theren për 100 vjetor (barbari - e quan me të drejtë A.Lame).
Ministria e Bujqësisë për gazetën Shqip: “I kemi të gjithë qengjat dhe deshtë të kontrolluar, të matrikuluar, të regjistruar, kështu që mund t’i gjejmë të 2 mijë krerët që duhen, por nuk kemi asnjë fond dhe urdhëresë në dispozicion për realizimin e një projekti të tillë”.
Fondi për festimet e 100 vjetorit i është akorduar Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Por kjo e fundit deklaron se ky institucion nuk ka në varësi dhe nuk drejton as thertore, dhe se në protokollin e publikuar të festimeve nuk është parashikuar blerja, therja, pjekja dhe shërbimi i mishit të 1 mijë qengjave dhe deshve.
“Nuk kemi në program asgjë për blerjen, therjen, servirjen e mishit të pjekur. Nuk kemi në administrim as thertore. Ne kemi tortën”, - ka sqaruar zyrtarisht Bashkia.
Ndërkohë kur u bë kërkesa për 1000 desh e 1000 qengja, kjo detyre iu ngarkua verbalisht Rulit. “Ministri Ruli merr masa dhe gjej 100 desh dhe 1 mijë qengja,” u shpreh Kryeministri. Re.Pu.
Comments
Edhe kjo hyn ne kuadrin e
<p>Edhe kjo hyn ne kuadrin e atyre veprave tepambaruara qe Sali Bej Risha, i premton se do te behen ne kuader te 100 vjetorit. Kur i degjon Bode, kthen rrufeshem koken nga shefi i tij. Sa nuk i thote: - ore z. kryeminister! Cfare jane keto mbrrockulla...??? Ne s'kemi kokerr leku.. KREDITI JUAJ NUK MJAFTON PER TE BERE PREMTIMIN E RADHES. JU LUTEM MENDOHUNI PARA SE TE FLISNI...!!!</p>
Add new comment