Si e shpjegon Pacolli mosnjohjen e Kosovës nga vendet myslimane

Postuar në 24 Nëntor, 2012 12:39

Bexhet Pacolli është intervistuar nga gazetarja Ilva Tare dhe ndër të tjera flet edhe për pjesën e njohjeve të Kosovës nga vendet e Afrikës dhe nga ato arabe. “Vëmendja ime është përqëndruar në Afrikë. E kam vizituar 48 shtete, nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi, deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme” – thotë Pacolli për vendet afrikane. Ndërsa pyetjes së Tares: Si e shpjegoni mosnjohjen nga disa vende arabe? – ai i përgjigjet:

“Është mentaliteti i tyre dhe lidershipi i këtyre vendeve është një lidërship i vjetëruar. Jugosllavia e atëhershme i ka ndihmuar shumë vendet myslimane, ka pasur miqësi të mirë me to. Një tjetër është dhe fakti se ai lidership që ka qenë në krye të tyre nuk ekziston po ashtu edhe Jugosllavia nuk ekziston më. Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë, nuk kemi lobuar dhe është dashur ta bëjmë. Ato vende ku kemi shkuar dhe pse kanë hezituar  e kanë bërë. Jam duke punuar me Egjiptin, do kem një vizitë para vitit të ri dhe njohja e tij do jetë kyç..” - A.N.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Gjysma e vendeve myslimane e kane njohur tashme Kosoven dhe Organizata e Bashkepunimit Islamik OBI (ish OKI) sapo nxorri nje rezolute ku nxit ato vende anetare qe nuk e kane njohur Kosoven qe ta bejne kete gje.

Submitted by Baku (not verified) on

"Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë" ????

KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE KOSOVES -Neni 8

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

Submitted by shqiptar (not verified) on

Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.!!

yes man! Po ani nevojen per njohje po ja kina apo jo?! sikur keto vende pikerisht per shkak te mohimit te besimit islam qe na i bejme vetes duke e quajtur veten laik (!? laik jane institucionet por jo njerezit) nuk do ta njihnin Kosoven si shtet cka do te thoshte mbi 50 shtete qysh do te hyjme na ne OKB?! Meqe jena shtet laik e kto jane shtete muslimane atehere cpune po kena me na njoh keto shtete fetare?! Keshtu qe Vatikani si shtet fetar qe eshte mire bon qe nuk na njeh sepse na duam te na njohim vetem shtetet laike! ani bre hallall ju kofte ideali i Partise ruajeni te forte deri sa ti boni 100 shtete laike!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.