Vezë proteste mbi makinën e Gruevskit, dhe “pula” që duhej ta kish bërë atë vezë

Vizita e Kryeminstrit maqedonas nuk ka kaluar pa incidente. Shqiptarja.com e ka raportuar me foto-lajm, ndërsa Gazeta Shqptare njofton se 2 të rinj janë prangosur dhe një i tretë është në kërkim sepse kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit Gruevski. Për Gazetën Shqiptare ata kanë deklaruar se e kanë kryer këtë veprim për të protestuar për keqtrajtimin e shqiptarëve në Maqedoni. Balkanweb pati raportuar më herët për djegien e flamujve maqedonas në rrugët e Tiranës (nga një njeri me maskë), bazuar mbi një video të postuar në Youtube.
Goditja me vezë, ose dhe me kos (modë e shpikur nga Grekërit) për të protestuar ndaj aktivitetit publik të figurave publike është e njohur në botë. Mielli mbi makinën e Kryeministrit Berisha, që thuhet se shkarkoi dhjetëra policë nga puna është ende i freskët.
Veçse, rasti i Gruevskit duket se i ka kapur të tërë të papregatitur. Nuk vihet re ndonjë ankesë kundër tij apo qeverisjes së tij as nga politikanë, aktivistë, shoqëri civile e madje as nga mediat, që mjaftohen me raportime periferike të problemeve të shqiptarëve të Maqedonisë.
A mos do të qe më mirë që këto probleme të sillen në vemendje të opinionin publik paraprakisht me të tëra mjetet, në mënyrë që kur akti i ‘vezës’ të ndodhë, publiku të jetë i qartë si e pse? Atëherë publiku mund ta perceptojë realisht reagimin, dhe ndoshta edhe ta mbështesë atë, e jo të ngelet i habitur, “ou, po pse i qëlluan”?
k.c.
* fotot e çastit të goditjes janë botuar te Shqiptarja.com e sotme
UPDATE: intervista e dhënë për Dita e të riut që qëlloi me vezë makinën, para arrestimit:
UPDATE 2: Në foto, Taulant Capaj, djali që qëlloi me vezë makinën e Gruevskit (marrë nga gazetadita.al)
Add new comment