Konferenca e PDS: A mjafton vetëm të denoncohet pushteti i korruptuar?

Postuar në 24 Nëntor, 2012 12:24

 

Sot, konferenca e partisë Demokracia Sociale për Tiranën (për ata që nuk orientohen dot në detin e partive, bëhet fjalë thjesht për Partinë e Paskal Milos) e që u transmetua me lidhje live në disa kanale lajmesh, pati disa deklarata të forta të kreut të saj,Paskal Milo.

Ai akuzoi qeverinë se është duke shtrembëruar historinë dhe duke i thurur elozhe një mbreti të vetë shpallur që plaçkiti vendin e vet, në këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë, njofton Top-Channel.

Në fund, Milo shpalli hapur synimin e kësaj partie për një koalicion me PS kundër kësaj mazhorance, e cila sipas tij po përgatitet të manipulojë sërish zgjedhjet e ardhshme siç ka bërë në të shkuarën.
“Pushteti të korruptuar”, “e ka zhytur vendin në borxhe e mjerim” ishin termat e Milos për qeverinë.

Ndoshta ka ardhur momenti që partitë të mos mjaftohen të denoncojnë me terma të përgjithshëm, çka është kollaj tëbëhet tashmë që loja është hapur. Denoncimet e vërteta duan emra, dhe mbi të gjitha, programe konkrete për të  luftuar problemet nga drejtohet gishti.

k.c.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.