Arvizu flet për herë të parë shkoqur për zgjedhjet e 8 majit në Tiranë?

Postuar në 27 Nëntor, 2012 16:56

Tre ambasadorë amerikanë kanë qenë të ftuar në emisionin e Ilva Tares sot në mbrëmje. Ka qenë një bisedë shumë e gjatë dhe ndër të tjera ambasadorët janë pyetur për zgjedhjet në Shqipëri dhe atë që ndodhi me zgjedhjet e 8 majit në Bashkinë e Tiranës. Më poshtë, një pjesë nga biseda e Tares:

 

Ambasador Withers, ç’mendoni për mënyrën si janë zhvilluar fushatat zgjedhore, proceset e votimit në 20 vitet e fundit?

Ambasador Withers: Teksa po bënit pyetjen, ndjeva zhgënjim. Vinte thjesht e vetëm prej faktit që e ngrini atë pyetje me tre ambasadorë amerikanë. Zgjedhjet nuk duhet të jenë çështje debati. Edhe fëmijët në shkollë mund të organizojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria duhet ta kishte kaluar këtë tashmë. ... Fakti që ju e bëni këtë pyetje është një koment i vërtetë, është komenti më i madh për zgjedhjet shqiptare se sa çdo përgjigje që mund të japim ne.

 

Ambasador Arvizu, si e shpjegoni faktin që rezultati i zgjedhjeve vendore të 8 majit në Tiranë vitin e kaluar ndryshoi pasi ju ishit vetë dëshmitar në procesin e numërimit? Jam e sigurt që mbani mend mëngët e përveshura në Njësinë 5. Çfarë ju tregon kjo, juve dhe neve, për mënyrën si zhvillohen zgjedhjet këtu?

 

Ambasador Arvizu: Një sfidë e madhe dhe një problem i madh me zgjedhjet në Shqipëri është zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Kur rezultati është tepër i ngushtë, dhe e kam thënë më parë këtë, ndoshta në këtë studio, që zgjedhjet e Tiranës ishin një tmerr politik. Nga rreth 250,000 vota, pasi ishin numëruar të gjitha votat, një person, Rama, ishte përpara me 10 vota. Është thuajse një pamundësi statistikore. Në çdo juridiksion në SHBA, nëse dikush pason me 10 vota, do ta sfidonin. Por, edhe një herë, cilat janë mekanizmat e përcaktuar për të trajtuar mosmarrëveshjet? Si numërohen votat e hedhura gabim? Cilat janë rregullat? Vëzhguesit ndërkombëtarë këtu dhe ambasadat këtu kishim një të kuptuar të qartë të mënyrës si numëroheshin votat e diskutueshme. Kjo procedurë nuk u ndoq. U ndryshua. U paraqit një argument ligjor... ai argument të ishte paraqitur përpara se të kishim arritur në atë pikë në mënyrë që të ishte e qartë: këto janë rregullat. - a.th.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.