Një profesore shqiptare fiton çmimin ERC prej 2.3 milionë euro, më i larti në Europë

Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që akordohet nga Këshilli Evropian për Studimet Shkencore, ERC.
Ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë. Me këtë shumë parash profesorja në fushën e informatikës planifikon të hulumtojë koncepte të reja bazë të programimit, në mënyrë që ato t'i përgjigjen sfidave të realitit të ri të "kalkulimit në Cloud". Ky çmim jepet nga Bashkimi Evropian që nga vitit 2007. Me çmimin ERC Advanced Grant, Mezini është shkencëtarja e parë e informatikës nga Gjermania që fiton një çmim të tillë elitar.
Gazetarja e DW Mimoza Kelmendi ka botuar një portret të Mezinit dhe ndër të tjera shkruan: “Me planifikimin për të ardhur në Gjermani në vitin 1989 për mbrojtjen e temës së doktaraturës, nis edhe rruga e karrierës së Mira Mezinit, në atë kohë pedagoge në Univeristetin e Tiranës, dega Informatikë, sot Profesore në Univeristetin Politeknik të Darmshtatit. Trazirat që nisën në ato vite bënë që ëndrrat e saj të shuheshin shpejt pas anullimit të të gjitha bursave për studime jashtë shtetit për shkak të situatës politike. Por Mira me iniciativën e saj kontakton drejtuesin e qendrës informatike të Universitetit të Siegen-it që e kishte njohur gjatë një vizite të tij në Universitetin e Tiranës e më pas edhe me Profesorin që do ta drejtonte në dhënien e doktaraturës. Kështu në fund të shtatorit 1989 ajo u gjend në Gjermani, në Qendrën e Informatikës në Siegen. Dhe këtu e ka zanafillën e ardhmja e saj ambicioze. Fillimisht katër muaj, pastaj një vit e kështu me radhë projekte dhe titulli Doktore e shkencave inxhinjerike. Pas kësaj vijon një periudhë si Profesore në Universitetin Northeasten në Boston të SHBA-së dhe që prej vitit 2002 ajo është Profesore dhe drejtuese katedre në fakultetin e informatikës në Universitetin Politeknik të Darmshtatit, në atë kohë Profesorja e parë femër dhe më e reja në moshë në këtë fakultet”. - Re.Pu.
Portreti i plotë:
http://www.dw.de/mira-mezini-fiton-%C3%A7mimin-erc-prej-23-m...
Comments
Ndjehesh mire dhe krenar kur

Ndjehesh mire dhe krenar kur lexon lajme te tilla. Shqipetaret e edukuar ne periudhen e "e keqe" moniste jane shpesh te suksesshem jasht kufinjve te vendit. Keta qe po shkollohen ne keta njezet vjet nuk dine nga bie gomari.

Te lumte Moj cupe, se na mbushe me krenari ne prag te 100 vjetorit te Pavaresise!

Respekt, respekt , respekt pa

Respekt, respekt , respekt pa fund!

(Vec nje gje, shume gabim qe je formuar ne periudhen e socializmit, me siguri do kesh ndonje gabim komunist)

Zonje, jeni jo vetem e madherishme por dhe shume e bukur! Puna juaj na e permireson jeten edhe neve.

Vërtet një nderë i madh

Vërtet një nderë i madh sinqerisht ju uroj të shkoni në maja më të larta dhe po kishte mundësi të bëni një studim si mund të rikëmbet ekonomia jonë se me pasuritë që kemi është mëkat të jemi në këtë gjëndje

urime znj Mezini. Persa i
urime znj Mezini.
Persa i perket arritjes se saj, ajo eshte produkt i shoqerise ku jeton prej 20 e fiu vite. Cne ju liberalet e majte te respublikes evokoni fabula te shemtuara nacionaliste?
Cdo arritje ne fushen e

Cdo arritje ne fushen e kerkimit eshte per tu pergezuar aq me teper kur behet nga nje shqiptare.

Nuk kuptoj perse shkruesi i artikullit perdor formen "profesore" ne titull e me pas alternon format "profesoreshe" e "profesore" gjate shkrimit. Ne shqip, me sa di une, nuk themi "drejtore", "profesore" por "drejtoreshe", "profesoreshe" etj.

I lumte ,respekte.Me behet

I lumte ,respekte.Me behet qejfi e jam krenare per Mezinin.I gezofsh e ja ndiesh lezetin deri ne fund punes e mundit tend.

Eshte lajm frymezues qe

Eshte lajm frymezues qe Mira Mezini na e jep,si komb,qe te punojme shume

e te besojme vetem ne frytet e punes.Faleminderit,MIRA.

Nder dhe krenari per genin

Nder dhe krenari per genin shqiptar. Profesoresha eshte ne vendin ku shqiptaret kane qene historikisht te preferuar dhe ajo duhet t'ua kete perforcuar ndjeshmerine.

Re.Pu. "Me këtë shumë

Re.Pu. "Me këtë shumë parash profesorja në fushën e informatikës planifikon të hulumtojë koncepte të reja bazë të programimit, në mënyrë që ato t'i përgjigjen sfidave të realitit të ri të "kalkulimit në Cloud"."

Une Agroni u habita me thone te drejten, thashe se me ato para ajo do te blente ndonje shtepi..do te hapte ndonje biznes ose ndonje fondacion..dhe ca te tjera do t'i dhuronte tek ndonje shkolle (p.sh. tek shkolla e femijerise ose rinise ne qytetin e saj...kujtova une) ne Shqiperi.

U habita qe me ato para do te hulumtoje koncepte te reja te programit baze. Nuk paguan gjermoni per te hulumtuar konceptet baze ?

Add new comment