Teza e Berishës për LANÇ e njëjtë me tezën greke në Konferencën e Paqes më 1946 - thotë Puto

Postuar në 27 Nëntor, 2012 07:29

"Mund të ketë lexuar nga fusha e historisë, apo duket edhe se ka dëgjuar, por historia nuk është asfare pjesë e formimit të tij të përgjithshëm. Ajo, që ai kumton, s’ka asfare sens historik, madje është krejt antihistorike - thotë historiani i njohur Arben Puto në një intervistë me gazetarin Ben Andoni në të përjavshmen JAVA.
Dhe më pas tërheq vëmendjen një krahasim i parrahur deri më tani: tezat e Berishës për LANC janë të njëjtat me disa teza të vjetra greke.
Thotë Puto: "Disa javë më parë bëri një rivlerësim të Luftës Nacional-Clirimtare nga një mohim i plotë i ‘Luftës Civile’ tek një nga faqet më të ndritura të historisë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e Koalicionit Antifashist. Por, sipas tij, luftën nuk e bënë shqiptarët por e organizuan misionarët amerikano-britanikë të zbritur nga lart. Këtë përçartje të paimagjinueshme madje ua drejtoi edhe veteranëve, duke u thënë: Thoni të vërtetën, Brigada e Parë Sulmuese u organizua nga oficerët anglezë në Vithkuq. Disa e kanë parë si rishikim të perceptimit të tij, kurse unë e shoh si mohim të Luftës Nacional–Çlirimtare. Po ta njihte më mirë historinë do të kujtohej se kjo është një tezë e vjetër greke. Në Luftën e Vlorës, grekët thoshin se ajo nuk ishte epope e rezistencës shqiptare, por thjesht organizuar prej vetë italianëve për të mos lejuar pretendimet greke mbi Shqipërinë jugore. E njëjta gjë me ta ndodhi edhe për Luftën Nacional-Çlirimtare. Kryeministri grek Caldaris, në Konferencën e Paqes në Paris më 1946, deklaroi se në Shqipëri nuk ka pasur lëvizje të vërtetë rezistence. Kanë qenë vetëm disa aksione të nxitura nga jashtë. Shqiptarët, vërtetë arritën të ngrinin një ushtri të vërtetë partizane, por këtë e bënë oficerët anglezë. Në kohë të tjera, këto gjykime shkonin deri aty, saqë pretendonin se të rinjtë ose populli shqiptar nuk kishte vetëdije apo aftësinë e duhur  të organizohej. Populli shqiptar ishte vetëm për mish për top dhe mund të organizohej vetëm nga të tjerët. Ndaj, më së shumti, ky interpretim, ngjason me tezën e vjetër greke…”. A.N.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Mos u lodh shume Ben Shekullori, mos u lodh. Te gjihe e dine se i vetmi celes qe i hap rrugen mbarevajtejes se Shqiperise eshte analiza shkencore e tej gjihe veprimtarise se Enver Hoxhes.  Edhe ti Ben e di me mire si shumkush ne Shqiperi, por edhe  ty si gjithe te tjereve u ka hyre frika te beni analize per ate figure historike pasi po ti hyni, me siguri qe pervec "krimeve monstruoze " te Hoxhes do tu duhej te flisnit edhe per "ndonje te mire qe beri ai rregjim" i pavarur. Dhe pikerisht ketu u keputet pena nga tmerri qe ka mbjelle kloni i Beogradit.

Submitted by Hithri (not verified) on

Perderisa ky monster te jete ne krye te shtetit Shqipetar, bema te tilla ne do degjojme derisa ky qen te jetoje. Fatkeqesia eshte se rinia shqipetare po rritet duke degjuar keto mutsilluqe  qe dalin nga goja e ketij serbi qe eshte me serb se vete serbet, dhe po krijohet nje brez qe nuk do jete ne gjendje te ndaje shapin nga sheqeri, pra se cfare eshte e vertete dhe cfare s'eshte e vertete ne lidhje me ngjarjet historike qe kane ndodhur pas 1912.

Submitted by Anonim (not verified) on

I nderuar je Puto. Ke guxim qytetar ti thuash gjerat sic jane...Njerez si ju i duhen ketij kombi

Submitted by d (not verified) on

Puto duhet te dale ne pension jo ne gazete. Te gjithe c'kish per te bere e ka bere ne kohe te regjimit, mire apo keq, ne kete moshe, mendja punon me ritme te tjera. Nuk e kuptoj perse duhet me qene historian per te gjyku cfare thote Berisha per historine. Ajo cfare thote Puto ketu, eshte gjykim per Berishen, jo per historine.  E po te jete per te gjyku Berishen, kam pershtypjen se kushdo ketu e gjykon me mire. Gjithcka qe historiani po na thote, eshte hamendesim i tij mbi motivet qe ai mendon se e shtyjne Berishen te mbaje pozicionet qe pohon. Kjo nuk eshte analize historike por politike. Po te jete per analiza politike, ka te tjere shume here me te mencur se Puto-ja.

Mbi te gjitha, ia fut kot, se Berisha nuk ka absolutisht qellime te tilla kaq te sterholluara dhe konspirative. Qellimi i Berishes eshte vetem te jete ne qender te vemendjes. Eshte krejt pa sens dhe krejt lajthitje, te mendosh se Berisha, po pohon se luften e nisen anglezet, qe te krijoje bindjen se shqiptaret nuk kane luftuar, e qe me pas prej kesaj t'u dale llafi grekeve. Duhet aq shume sparkate qe te lidhesh pohimin e pare me pohimin e dyte, sa cdo arsyetues i tille do ishte thyer ne mes per ta vertetuar logjiken, e pas kesaj, duhet nje sparkate po kaq e madhe per te dale nga pohimi i dyte ne pohimin e trete. Por ne fund fare, edhe sikur ta pranojme kete, cfare sjell kjo? Ta zeme se Berisha arriti ti hedhe trute e gomarit te gjithe shoqerise shqiptare, popullit, historianeve, intelektualeve dhe te gjithe shqiptaret u binden se lufta NACL paska qene kot. E po pastaj, cfare do arrijne greket me pas? Futja kot. Nese greket i kane thene keto gjera pas lufte, i kane thene sepse ish momenti kur do te ridiskutoheshin kufinjte dhe krahu i mbajtur ne lufte percaktonte nese ishe nga pala humbese apo fituese. Por sot ky muhabet nuk ka pike rendesie. Mosha ben te veten...

Submitted by d (not verified) on

Po edhe kjo tjetra eshte e forte. Sipas Putos, lufta Naciona-Clirimtare eshte "një nga faqet më të ndritura të historisë që e rreshtoi Shqipërinë në anën e Koalicionit Antifashist". Te mendosh se nje nga faqet me te ndritura te historise shqiptare e paska shkruar Enver Hoxha, ne nje lufte ku shqiptaret kane vrare me shume njeri-tjetrin se okupatorin, e ushtria e se ciles (cetat partizane), u krijua me dirigjimin e Titos nepermjet Popovicit dhe Mugoshes, eshte pak ta quash lajthitje. Por nga ana tjeter, te krenohesh se kjo lufte na rrjeshtoi ne palen antifashiste (gje qe e ben te jete edhe kaq e lavdishme), duke harruar se nga ana tjeter na rrjeshtoi gjithashtu me palen komuniste ne vijen ndarese te "Perdes se hekurt" eshte gjithashtu po kaq interesante.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.