Çakuli citon Nikson-Ajzenauer për Berishën: Ose duhet të shurroni, ose duhet të largoheni nga karrigia

Filip Çakuli drejtuesi i emisionit të njohur Fiks Fare, shfaqet rrallë në faqet e shtypit. Në një editorial të botuar sot në mbrëmje në TemA Online, Çakuli merret me Berishën dhe citon gjatë gjithë shkrimit thënie të autorëve të huaj.
“Me të drejtë lexuesi im do të pyesë pse përdor thëniet e të huajve të famshëm për të përshkruar komikun tonë kryeministër. E thjeshtë, me ne i është argasur lëkura dhe nuk ka më as ndjenjën e përgjegjësisë dhe as ndjenjën e turpit. Vetëm servilizmi ndaj të huajve i ka mbetur... Dakord që nga logoreja e tij e përditshme do këtë edhe budallallëqe, por këmbëngulja për t’i quajtur ato të vërteta historike, apo shkencore, e çojnë deri atje sa të duket qesharak në sy të të huajve, se ne e njohim kush është. Natyrisht duhet të gjesh edhe dëgjues si puna jonë që i kapërdijmë të gjitha dhe qajmë fatin tonë si ata personazhet e Kafkës që nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar gjendjen e tyre - shkruan Çakuli dhe shton:
“Gjënë më të keqe që mund të them për demokracinë, është se ka duruar për katër vjet e gjysmë zotërinë tonë të nderuar, kryeministër,” iu drejtua popullit anglez një politikan i famshëm në vitet ‘40. Po ç’mund të themi ne për demokracinë dhe për kryeministrin tonë? Ndoshta fjalët proverbiale të zëvendëspresidentit amerikan (që më vonë u be president), R.Nikson drejtuar presidentit legjendar Ajzenauer, për mosangazhimin në luftën kundër korrupsionit, më 1952: “Strateg, vjen një kohë që, ose duhet të shurroni, ose duhet të largoheni nga karrigia juaj”. A.N.
Çakuli i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2012/11/30/kockalepiresi-i-mbr...
Comments
Hahahahahahaaha, je i madh o
<p>Hahahahahahaaha, je i madh o Filip, por hajd mbushja mendjen elektoratit injorant te Berishes. Une keshtu e quaj kete elektorat, pjesen e prapambetur, te degraduar, te pakulturuar te shoqerise shqiptare.</p>
Po te ishte elektorati i
<p>Po te ishte elektorati i Berishes vetem injorant, di ia beja hallall. Ai eshte kthyer ne nje elektorat kriminal sepse bllokon çdo veprimtari te kundershtareve politike, pengon çdo reforme qe nuk çon uje ne mullirin e Berishes, shkaterron çdo reforme qe nuk i zgjat jeten ne pushtet Berishes, shkaterron dhe vret çdo enderr te shqiptareve per drejtesi te vertete.</p>
Origjinali eshte
<p>Origjinali eshte "General,there comes a time when you have to piss or get off the pot!"</p>
Një shkrim i përkryer
<p>Një shkrim i përkryer faleminderit zoti Çakuli dhe vërtet i është bërë lëkura si shuall gomari mir ai po shoqëria jonë kur do bëhet e vetëdishme</p>
Add new comment