Një urim për Shqipërinë edhe nga lideri i izoluar i Koresë së Veriut

Postuar në 30 Nëntor, 2012 11:34

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, lideri i izoluar i Koresë së Veriut, i dërgoi përshëndetje presidentit Bujar Nishani. “Presidenti i Presidiumit të Asamblesë Supreme të Popullit, i dërgoi një mesazh urimi presidentit shqiptar, Bujar Nishani, me rastin e festës kombëtare,” raporton agjencia KCN e kryeqytetit Pjongjang. “Në mesazhin e tij, Kim i uron presidentit të Shqipërisë sukses në punën e tij për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit,” thuhet më tej.

Gjatë regjimit komunist, Shqipëria ka pasur lidhje diplomatike me Korenë e Veriut, që mbetet një nga vendet më të izoluara në botë. Izolimi i Shqipërisë nën regjimin stalinist të Enver Hoxhës shpesh krahasohej me atë të Koresë së Veriut.

Kim Jong Un ndërkohë ishte në lajme së fundmi pasi një satirë e një faqeje amerikane e quante atë mashkullin e gjallë më seksi në botë. Historia u mor si e vërtetë nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste në Kinë, që e uroi liderin korean. “Ai është ëndrra e çdo femre,” shkruante gazeta kineze, duke cituar faqen amerikane, pa qenë në dijeni të natyrës satirike të komentit. (BIRN)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.