Shqipëria këtë vit nga turizmi 1.2 miliard euro?

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 05:28

 

Ky është pretendimi i vetë ministrit Bumçi, i cituar nga Gazeta Shqiptare të ketë deklaruar dje se sektori i turizmit i paska sjellë Shqipërisë këtë vit 1.2 miliardë eurove të derdhura në ekonomi, të cilat përbëjnë 14.7% të PBB. Por, në fund Ministri tha se bëhet fjalë për vlerësime të përfërta duke deklaruar ardhjen e 155 909 më shumë turistëve sesa para 1 viti.

Metodologjia e nxjerrjes së këtyre shifrave është thembra e Akilit të deklaratës, sepse dhe në kohën e Enverit shifrat i kishim shumë të mira, realizimet gjithnjë në rritje, por prapë buka gjendej vetëm për pak orë në dyqane dhe ushqimet merreshin me triskë. Mbetet për të verifikuar gjithashtu se kush quhet turist në këtë vend. K.C.

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.