Importimi i nacional-politikës në Shqipëri, copy-paste nga versioni “Orban”

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 07:59

 

Tek Shqip e ditës së sotme, Ylli Pata bën një analizë të valës së “nacionalizmit” që po kap tërë spektrin politik. Sipas tij, Berishën e kanë këshilluar “spin doctor”-ët e vet për të kaluar në pozita nacionaliste, që ai e konsideron si një aplikim të modelit Orban, kryeminstrit hungarez të shndrruar në një problem për Europën, që ka rikthyer fort tezat nacionaliste dhe që ka ndërruar fjalën “republikë” me “komb”. Një tjetër shembull për të “frymëzuar” Berishën është edhe ai i Gruevskit që po tenton të rrijë në pushtet duke ngritur monumente gjigande që evokojnë të shkuarën maqedonase. Vala e nacionalizmit u iniciua nga AK me rastin e censusit të kontestuar, çka mori reagim pozitiv nga shqiptarët. Më pas kontestimit iu bashkua dhe PDIU, që kërkoi disa amendime të censusit. Nga ana tjetër, Majko hodhi tezën që nacionalizmi mund të jetë i majtë, i përforcuar dhe nga një tur i fuqishëm i Ramës në trevat shqiptare, Kosovë,Preshevë, Maqedoni, po në funksion të kësaj ideje.

Modeli Orban që po tentohet të kopjohet copy-paste nga Kryeministri është shumë i kontestuar nga BE, dhe Hungaria është një nga vendet më problematike për ekonominë e lirinë e shtypit në Bashkim, por, kjo i siguron megjithatë Orbanit vota. 

Loja me "nacionalizmin" po bëhet për elektoratin “gri” me ndjeshmëri kombëtare, por rreziku është që ky elektorat të kapet në kurth, pa iu ofruar premtiem reale për përmirësimin e kushteve të jetesës të zëvendësuara me retorikë nacionaliste. K.C.

 

Comments

Submitted by canadian (not verified) on

<p>Une mendoj se nuk jane vetem keto arsyet z. Pata. Eshte nje kontigjent jo i vogel brenda Shqiperise por sidomos jashte saj, qe nuk i kane te lidhura interesat e tyre paresore me ekonomine ne Shqiperi. Ka mjaft njerez ne Shqiperi per te cilet nuk do te kete nje ndryshim ekonomik pavaresisht se kush eshte ne pushtet PD apo PS. Nje pjese e tyre kane abstenuar deri tani duke mos shkuar fare te votojne. Duke pasur parasysh kete kontigjent, si dhe faktin qe ne nje te ardhme jo te larget mund te votojme edhe ne jashte Shiperise, balanca e pushtetit ne te ardhmen nuk do te varet me nga Ilir Meta me te punesuarit e tij neper institucione shteterore, por kjo pjese e popullsise. Une mendoj se kjo eshte arsyeja kryesore e kesaj levizje te sforcuar te Berishes, por qe me sa duket eshte teper e vonuar.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kushdo që ta ketë shkruar këtë lajm, nuk ka fare njohuri për realitetin e rajonit. Ajo që ka thënë Sali Berisha për të drejtat e kombit shqiptar është një thërmijë thuajse e padukshme me politikat e retorikat fashiste të shtetarëve të vendeve fqinje përmes të cilave fyhen dhe nënvleftësohen shqiptarët para syve të Evropës, kurse Evropa e mbështet Serbinë që i ka duart e përlyera me gjakun e mijëra e mijëra kroatëve të pafakjshëm, qindra mijëra boshnjakëve mijëra e mijëra shqiptarëeve dhe mbi ndërgjegjen e saj të papastër rëndojnë edhe dhjetra e dhjetra mijëra&nbsp; përdhunime të grave kroate, boshnjake dhe të mëse njëzetmijë grave shqiptare. Prandaj, në emër të gjithë këtyre viktimave, së paku heshtni e mos u bëni aq kosmopolitë sepse kosmopolitizmi e internacionalizmi proletar janë bosh muhabete.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.