Kryeministri ynë me profesion të parë “komedian”, sipas Çakulit

“Komedia vazhdon. Dy republika, kjo e jona, me nder me thanë dhe ajo e Kosovës, u përkulën para kockave të mbretërisë, të vetëshpallurit mbret i shqiptarëve.” Kështu e fillon Filip Çakuli shkrimin e sotëm te Gazeta Shqip.
Pasi ironizon përkuljen e 2 Presidentëve, të Shqipërisë e të Kosovës ndaj eshtrave të atij që “prej lufte veç ai largohet, që është i lindur tradhëtor…”, Çakuli sjell një informacion nga fjalimet e Kryeministrit Berisha kur ishte President me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit të Qershorit (1994) ku ka thënë:
“Dhjetori i vitit 1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë Noli nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratike për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira, diktatura nga më të egrat e më çnjerëzore… Ndaj dhe ngricat e mëdha të dhjetorit të ’24 ngrinë ëndrrën e madhe të demokracisë shqiptare…”.
Dhe më poshtë, komediani ynë kryeministër vazhdon: “Revolucioni i Qershorit u realizua nga një lëvizje popullore e drejtuar nga atdhetarë të flaktë, jashtë çdo aleance të dyshimtë, apo marrëveshje komprometuese që kishin nënshkruar dhe do të nënshkruanin me Beogradin sundimtarët e mëvonshëm shqiptarë për të siguruar dhe ruajtur fronin e tyre”. Pra, kryeministri ynë flet për një marrëveshje komprometuese që do nënshkruante sundimtari i ardhshëm, d.m.th, i vetëshpalluri mbret, shkruan Çakuli.
Ai e mbyll shkrimin duke thënë:
“Aktorët komikë janë të nderuar në rolin që luajnë. Po karagjozi ynë nuk mban të paktën një linjë, po e ndërron tekstin dhe regjinë sa herë t’i nevojitet në skenën e politikës sonë. Si meseleja e atij shefi policie që thirri policët për paradën e përvjetorit:
- Të dielën kemi paradë. Po ra shi paradite, paradën do ta bëjmë mbasdite, po ra shi mbasdite, paradën do ta bëjmë paradite!”
Ja. Se.
Shkrimi i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/01/ku-e-lame-e-ku-na-mbeti-vaj-vat...
Comments
Z. Cakulli, Une ju vleresoj

Z. Cakulli,

Une ju vleresoj per zgjuarsine tuaj. Por ketu nese eshte sic thote titulli ju gaboni. z. Cakulli, ky HARBUT qe ju e quani kryeminister tuajin (tuajin se ai nuk eshte i imi) nuk ka profesion te pare "KOMEDIANIN".

Ky ne gjuhen e fakteve (jo ate letrare) eshte nje TRAGJI-KOMEDIAN ose e shtjelluar me sakte TRAGJEDIberes - KOMEDIAN.

Le te mos harrojme

*Qershorin e pergjakur te 1996

*Vitin e zi 1997, Piramidat qe themeloi dhe mbrojti deri ne barbarezi katili i Shqiperie

*Pucin uishtarak te vitit 1998.

*Tentativa per te sulmuar Jugun me avione dhe arme kimike

*Marrveshjet per FALJEN e Detit Greqise,

*Marrveshjet me Milloshevicin per shitjen e naftes Serbise kur gjithe bota antifashiste (evropa dhe SHBA i bene embargo)

*Marrveshjet me Serbin Fasllic per te shitur 1 euro Shqiperine dhe pasurite e saj

*Marrveshjet per shitjen e naftes dhe burimeve naftembajtese te Shqiperise.

*Marrveshjet per ndertimin e Gerdecit

*Marrveshjet per shitjen e pasurive natyrore te Shqiperise

*Ndoshta urdherat per te vrare REMZI HOXHEN

*Ndoshta urdherat PER TE VRARE njerez te pafajshem ne BULEVARD

*Ndoshta urdherat per burgosjen e ADEM JASHARIN

*Nuk duhet te harrojme as KOSTA TREBICKEN

*Po familjen HAKLAJ a duhet ta harrojme

Kundershtimet per mos nenshkrimin e marrveshjes se RAMBUJESE

A duhet te harrojme valle me vone cfare ndodhi ne 2009,

Ate cfare ndodhi ne zgejdhjet e tupshme te 2011

Ate se cfare po pergatitet per 2013

Keto pak, nga ato qe nuk duhet te harrojme. AK ka bere edhe nje parrulle per kete ZORZOP dhe e quan "FYTYRA E KRIMIT". Ndoshta ajo duhet te jete fotografia dhe poshte njerezit le te vene vete ose ate qe thau ti "KOMEDIANI" ose ate qe them une "DRAGJI-KOMEDIANI".

Duke lexuar dhe rilexuar

Duke lexuar dhe rilexuar këtë shkrim-analizë, të thurura sikur edhe shkrimet tjera nga z.Filip Çakuli, ashtu me mjeshtri, siç di vetëm Ai, më provokoj citimi, i pikës 12, të Marrëveshjes Zogolli-Pashiq:

“Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet nga elementi shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj dhe elementë të tjerë të ditur dhe të dyshimtë në sedimentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave…”. (Gazeta RD, 12 qershor 1994)

Ky citim më zgjoi, kujtime të hidhura nga 3-4 vitet e para luftës në Kosovë, kur veproja në Tiranë, i ngarkuar me detyrën e Përfaqësuesit Legal të LKÇK-së, jashtë trojeve të okupuara shqiptare dhe e them pa u hamendur, se sjelljet e pushtetit të drejtuar nga diktati i Sali Berishës ndaj elementit patriotik shqiptar i cili vinte në Republikën e Shqipërisë, nga Trojet e Okupuara shqiptare. Ky element atëmemëdhetar, vinte në Shqipërinë Londineze për të kontaktuar bashkëveprimtar nga diaspora, për të marrë këshilla nga kuadro politike dhe ushtarake shqiptare, si dhe për t’u furnizuar me literaturë profesionale nga arti i luftës, aq të domosdoshme për përgatitjen e luftës së armatosur antipushtuese-çlirimtare, në trojet nga vinin.

Sjelljet e forcave represive të këtij Salo-s që sot na hiqet si luftëtar për ribashkimin kombëtar, ishin të përmasave me ato të Zogollit, gjithnjë në frymën e obligimeve që dalin nga përmbajtja e pikës 12 të kësaj marrëveshje antishqiptare.

Ata bastiseshin, ndaloheshin nëpër komisariate, përbuzeshin, dëboheshin drejt kufirit nga kishin ardhur, dënoheshin, bile edhe zhdukeshin pa lënë gjurmë: Këtë fat e patën, Dëshmorët e Kombit Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Zahir Pajaziti, Remzi Hoxha (u zhduk pa lënë gjurmë), Hashim Thaçi (Kryministri aktual i Kosovës), Sabit Gashi, autori i këtij komenti, bashkë me të shoqen Fexhrijen, Sali Gjonbalaj...etj.

Të gjitha këto përndjekje nga zaptit e Sali Begut, arsyetoheshin, se gjoja ata që po përndiqeshin ishin prishës të marrëdhënieve të “shkëlqyera” ndërnacionale në Kosovë dhe më gjerë...............!

Add new comment